Aktivisti rus që ndan Nobelin për Paqe tha se autoritetet i thanë ta refuzonte çmimin

Yan Rachinsky që është bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe këtë vit ka thënë se autoritetet e Kremlinit i thanë që ta refuzonte çmimin.

Rachinsky i cili drejton, Memorialin, tha se atij iu tha të mos e pranonte çmimin pasi dy bashkë-laureatët e tjerë – një organizatë ukrainase për të drejtat e njeriut dhe mbrojtësi i të drejtave bjelloruse i burgosur – u konsideruan “të papërshtatshëm”.

Memorial është një nga grupet më të vjetra të të drejtave civile në Rusi dhe u mbyll nga qeveria vitin e kaluar.

Në një intervistë ekskluzive me programin HARDtalk të BBC-s, Rachinsky tha se organizata e tij ishte këshilluar të refuzonte çmimin, por “natyrisht, ne nuk e morëm parasysh këtë këshillë”.

Pavarësisht kërcënimeve për sigurinë e tij, Rachinsky tha se puna e Memorialit mbeti thelbësore.

“Në Rusinë e sotme, siguria personale e askujt nuk mund të garantohet”, tha ai. “Po, shumë janë vrarë. Por ne e dimë se çfarë çon mosndëshkimi i shtetit… Ne duhet të dalim nga kjo gropë disi.”

Memoriali ka dokumentuar represionin historik sovjetik.

Rachinsky me organizatën e tij Memorial, fitoi çmimin Nobel për Paqe së bashku me avokatin bjellorus të të drejtave të njeriut, Ales Bialiatski dhe një organizatë ukrainase.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiç paralajmëron: Do të kërkojmë dislokim të ushtrisë serbe në Kosovë

Story i radhës

Besa e pamposhtur në shtëpi në vitet e fundit, para sfidës me kroatët

Të fundit nga

Dënohet rëndë Peja

Peja është dënuar të martën nga Komisioni i Garave i FBK-së, që drejtohet nga Armend Hamiti.