Vuçiç i prerë: Nuk ka dialog në Bruksel derisa Kurti të jetë aty

min lexim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se nuk do të ketë dialog me Kosovën për sa kohë që kryeministri Albin Kurti nuk është i pranishëm.

Sa i përket dialogut në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të Serbisë dhe Prishtinës, ai e tha qartë se nuk do të ketë asnjë veprim nga ai sa kohë është kjo situatë.

“Kërkoj ndihmë  të arsyetojnë me Albin Kurtin. Nuk ka dialog në Bruksel derisa të jetë Kurti aty”, tha Vuçiç sipas medias së huaj.

Ai shtoi se do të jetë i pranishëm për bisedime, por “nuk di se për çfarë të flasë me të”.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kurti tha për Zërin e Amerikës se dialogu me Serbinë është i i rëndësishëm, por synimi duhet të jetë njohja reciproke.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha më parë se në marrëdhëniet Kosovë-Serbi është krijuar një “situatë e re” që i ka ndryshuar “planet dhe temat” e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi.

Deri më tani Kurti dhe Vuçiç  janë takuar vetëm dy herë, por pa bërë ndonjë përparim konkret në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky proces ka nisur qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Duke reaguar ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, më 29 qershor, Vuçiç tha se përgjigjja e Serbisë do të jetë e matur. Ai shtoi se Serbia është e gatshme për dialog, por pala kosovare nuk është.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inflacioni prek rekord të ri në Eurozonë

Story i radhës

Samsung lançon edicionin e ri në ngjyrë vjollcë të Galaxy S22

Të fundit nga