vucic do te jetonim 10 here me mire nese do te kishim vendosur sanksione ndaj rusise 6280fccdd5ee8

Vuçiç: Do të jetonim 10 herë më mirë nëse do të kishim vendosur sanksione ndaj Rusisë

May 15, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do të jetonin dhjetë herë më mirë nëse Serbia do të vendoste sanksione ndaj Rusisë.

“Tani do t’ju thoja se do të jetonim dhjetë herë më mirë nëse do ta bënim këtë. Nuk e bëmë këtë sepse po sillemi si shtet i pavarur. Çmimi është të jetojmë në një moment të tmerrshëm dhe duhet të kujdesemi për gjithçka”, tha ai për TV Prva.

Vuçiç shtoi se Serbia do të luftojë derisa sipas tij “mund ta ruajë politikën e saj dhe se do ta bëjë këtë derisa të mundet”.

“Ne po pësojmë dëme të mëdha dhe nga askush nuk e kërkojmë as edhe një falenderim. Do të kishte qenë pak më e drejtë sikur ta kishte thënë ambasadori i Federatës Ruse. Ne e dimë se cilat janë sanksionet dhe sa të panevojshme janë ato”, tha Vuçiq./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pyetjet per provimin ekstern do te mbulojne materialin deri ne muajin mars 6280fbe01fe0b
Story i mëparshëm

Pyetjet për provimin ekstern do të mbulojnë materialin deri në muajin mars

finlande suedi nese ju jeni gati ne jemi gati 6280fdc163666
Story i radhës

“Finlandë, Suedi: Nëse ju jeni gati, ne jemi gati”

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë