Nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi, i ka kërkuar Gjykatës të lirohet dhe t’i ndryshohet masa e sigurisë.
Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, Nushi ka argumentuar përmes avokates së tij se është sëmurë dhe vuan nga zemra dhe diabeti.
Për këtë argumentim, ai ka dorëzuar edhe kartelën, ndërsa avokatja e tij ka kërkuar egzaminimin mjekësor për të vërtetuar sëmundjen.
Nushi u arrestua në zyrën e tij në dhjetor të vitit të kaluar, pas një hetimi disa mujor lidhur me proceduarat e ndjekura të tenderit të kanalit Bishqthem-Bitaj. Prokurori konstatori se Nushi ka ndërhyrë në procedurat e përzgjedhjes së fituesve në këtë tender.