Një grua rreth 60 vjeç, është vrarë me thikë gjatë një konvente kombëtare të politikanëve në Suedi. Krimi u krye nga një burrë 30-vjeçar, i cili u bllokua menjëherë nga një kalimtar dhe më pas u arrestua. Sipas mediave lokale, sulmuesi është i lidhur me një grup neo-nazist, “Lëvizja e Rezistencës Nordike”.
Sulmi ndodhi në ishullin Baltik të Gotland.
Gruaja, e cila u qëllua në gjoks u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak kohë më pas.
Sulmuesi me thikë është shtyrë në tokë dhe është bllokuar nga një pensionist 69-vjeçar. “Dëgjova dikë duke bërtitur “ndalojeni” dhe pashë një burrë që kërceu mbi një gardh.
E pashë, mendova se kishte rrëmbyer një çantë apo diçka tjetër. Nuk ishte i madh, bëri sikur nuk i interesonte. Pastaj kur më kaloi, e shtyva fort”, tha ai.