Ushtria izraelite njoftoi se 2 ushtarë të saj u vranë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se rreshteri 22-vjeçar Amit Bonzel nga brigada e parashutistëve u vra dje në përleshjet në qendër të Rripit të Gazës.
Dje është vrarë edhe rreshteri 22-vjeçar Alemnew Emanuel Feleke nga brigada komando, i cili mbeti i plagosur në përleshjet në jug të Gazës më 5 dhjetor.
Në deklaratë thuhet se në luftimet ku humbi jetën Bonzel, u plagosën rëndë 3 ushtarë tjerë rezervë të njësisë së zbulimit të brigadës së parashutistëve.
Pas sulmit tokësor të nisur nga ushtria izraelite, numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës është rritur në 86.