Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, autori ende nuk është marrë në pyetje! Të miturit i komunikohet masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit privat

November 20, 2024
min lexim

Autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i është komunikuar masa e arrestit në burg në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku i mituri është shtruar për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka konfirmuar se autori 14-vjeçar, Mario Perlleshaj, ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor, pasi duhet të dalë nga spitali. Sipas policisë ka rregulla të posaçme për pyetjen e të miturit dhe dëshmia nuk mund të merret në spital.

14-vjeçari ndodhet ende në spital pasi ka dëmtuar më thikën e tij ligamentet e dorës gjatë konfliktit.

14-vjeçari Mario Perlleshaj pas ngjarjes

Sipas policisë të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës.

Por, sipas policisë ato nuk mund të përdoren, pasi janë vetëm orientuese në zbardhjen paraprake të ngjarjes.

Arrestimi

Adoleshenti Mario Perlleshaj, I cili dyshohet goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ka publikuar në “SnapChat” foto pas krimit.

14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Hetimet

Janë një sërë personash që kanë qenë në dijeni të sherrit midis fëmijëve, sherr që thuhet se ka nisur që të premten. Oficerja e sigurisë ka dhënë versionin e saj për policinë, fëmijët, shokë të viktimës dhe të autorit po ashtu versionet e tyre, ndërkohë që ditën e djeshme është një dëshmi e shoferit të shkollës, i cili në fakt tregon diçka krejt tjetër.

Ai thotë se Martinit ditën e premte i ka bërtitur një burrë dhe nëse hapen kamerat, zbulohet se kush është ai person. Shoferi i cili e ka marrë disa herë në mjetin e tij të transportit Martinin ka dëshmuar se ai nuk ishte problematik, çka e kanë dëshmuar edhe mësuesit e marrë në pyetje paraprakisht.

Por ende nuk dihet se cili ka qenë ai person që ka kërcënuar Martinin dhe ende nuk bëhet me dije se prej sa kohësh kishte përplasje mes fëmijëve. Ajo që dihet dhe e ka dëshmuar edhe Luisi, shoku i Martinit, i cili ka marrë plagë të rënda, është se ai është thirrur në telefon nga Martini, pikërisht për shkak të sherrit që Martini ka pasur me M.P.. Luisi ka ardhur në shkollën “Fan Noli” dhe e ka pritur jashtë Martinin derisa ka dalë dhe pas tij kanë dalë edhe grupi i atij, që tashmë konsiderohet autor i krimit të rëndë.

Grupi hetimor do të marrë dëshminë e të plagosurit, të autorit, do të hapë kamerat e vendit të ngjarjes, do të hapen bisedat në telefonat e të gjithë personave të përfshirë në krim, ndërkohë që do të verifikohen edhe llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paraburgim për banorin e Haraçinës, u kap duke transportuar emigrantë nga Irani

Story i radhës

Deklarata për gjuhen shqipe në Maqedoni të Veriut/ Bytyçi tregon pse Kurti nuk iu shmang debatit

Të fundit nga

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë