Andrew Southwood mori dënimin për sulmin ndaj Carl Ball ku Southwood ‘e bëri të vdekur’ viktimën disa minuta pasi u soll ne zone aty nga shërbimet sociale te policise.
Para se të jepte shpirt Ball i tregoi policisë që erdhi në vendngjarje: “Ata më sulmuan, më goditën me dru … Southwood e bëri.”
Pedofili 51 vjecar Ball, ishte sulmuar dhe më parë që prej dënimit në vitin 2001 për përdhunimin e një gruaje dhe abuzimin me një fëmijë, për të cilat kishte kryer 10 vite burg, shkruan rrjeti vendas The Mirror.
Në gjykatën e Newport në Uells, u tha u tha se më parë dhe xhamat e shtëpisë së viktimës ishin thyer.
Duke dhënë dëshminë e tij, sulmuesi Southwood refuzonte se kishte sulmuar Ball por pas një gjyqi dy-javor u shpall fajtor për vdekjen e tij.
Në deklaratën e saj, motra e viktimës, Michelle Lewis tha se vetëm kohët e fundit kishte kontaktuar me vëllanë e saj pas vdekjes së vëllait tjetër, Gareth Ball, duke thënë se ai po përpiqej të rikthente jetën e tij në binarë.
“Carl ka pasur probleme në të kaluarën dhe kishte paguar për krimet që ka kryer. Tashmë kujtimi i fundit për të do të jetë dhimbja e agonia. Nuk mendoj se meritonte të trajtohej kështu”.
Avokati Jonathan Rees tha se sulmuesi Southwood ishte baba i pesë fëmijëve dhe e përshkruante si një “baba të devotshëm”.
Duke dhënë dënimin gjykatësi tha: “Ishte një sulm i paprovokuar dhe brutal. Vdekja e tij ishte e ngadaltë dhe turpëruese”.
Teksa largohej nga salla, Southwood duket se ofendoi gjykatësin, ndërsa familjarët e tij i thirrën “Të duam shumë!”
Hetuesi i çështjes Nick Wilkie, tha: “Ky është një rast i marrjes së ligjit në dorën e personit, një jetë është humbur dhe një tjetër do të kalohet në burg”.
Burimi: GAZETA.MK