Vrasje në Shkodër/ 70-vjeçari u qëllua me armë në lokalin e tij, pamjet nga vendi i ngjarjes

1 minut lexim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të moshuare në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Mësohet se i vdekur ka mbetur L.Qepuri rreth 70 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhet brenda lokalit të tij në fshatin Storm Golem të Shkodrës.

Ai ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore , por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, e as autorët. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, në vendin ku u qëllua i moshuari duket një armë e hedhur në tokë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kreh zonën, ndërsa nuk dihet nëse ishte atentat, apo një konflikt i çastit.

Në vitin 2011, Qepuri është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me kë po i kalon pushimet Zanfina Ismaili?

Story i radhës

Shprehi e mëngjesit që i shëndosh më shumë gratë

Të fundit nga