Vrasje “e mistershme” e familjes rome në Mariupol, zyrtari hedh akuza: U përfshi grupi Wagner

December 27, 2022
1 minut lexim

Tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë me armë zjarri të hënën mbrëma në Makivka të pushtuar që nga viti 2014 në rajonin Donetsk, siç njoftoi në Telegram këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andryushchenko.

“Natën ndodhi një vrasje e tmerrshme e 8 personave, mes tyre katër fëmijë, në Makivkan e pushtuar. Në mëngjes, policia e pushtimit njoftoi zbulimin e një “elementi të rëndësishëm” dhe arrestimin e një banori të dyshuar vendas, i cili vetëm donte të vidhte një, por kjo është një gënjeshtër e plotë… pushtuesit nuk tregojnë shumë detaje”, ka shkruar Andryushchenko.

Sipas tij, rusët nuk japin shumë detaje për publikun. Këshilltari i kryebashkiakut nënvizoi se vrasja “kishte karakter haptazi nacionalist”, pasi u vra një familje rome. Gjithashtu, të gjithë të vrarët kanë plagë plumbash në kokë, të shkaktuara nga afër.

Sipas Andryushchenko, burimet e Makivka deklaruan drejtpërdrejt se ky krim është kryer nga ushtria ruse dhe “supozimi se këta janë mercenarë të grupit Wagner është mjaft i arsyeshëm”.

“Mund të pretendojmë se, në të vërtetë, vrasja është kryer nga njerëz me uniformë ushtarake. Bazuar në përvojën e pasur të Mariupolit gjatë pushtimit, rusët, si gjithmonë, po mbulojnë krimet e tyre”, tha këshilltari i kryebashkiakut. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fitore me përmbysje e Pejës

Story i radhës

Zhvillimi i teknologjisë dhe mbrojtjes në Türkiye në vitin 2022

Të fundit nga

ShkoLartë