Fitore me përmbysje e Pejës

Peja ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 83:91 (28:11, 19:27, 16:17, 11:19, 9:17), në një ndeshje ku ishte duke pësuar me 17 pikë dallim. Ndeshja u zhvillua në Therandë në kuadër të javës së 16-të të Prince Caffe Superligës.

Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë dhe qysh në çerekun e parë filluan shkëputjen, ku arritën epërsi deri në 17 pikë, 28:11, sa përfundoi kjo pjesë. Por, pejanët nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë ngushtuan shifrat, ku arritën të afrojnë rezultatin në pesë pikë, 43:38, ndërsa pjesa e parë përfundoi 47:38.

Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, ku as prizrenasit nuk u shkëputën në rezultat dhe as pejanët nuk arrinin të afronin shifrat, ku rezultati pas 30 minutash ishte 63:55.

Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesante, ku Ponte e lëshoi epërsinë dhe Isiah Umipig, 13 sekonda nga fundi shënon për 74:74, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime, pasi Prizreni nuk ishte i efektshëm në aksionin e fundit. E, në vazhdime herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, ndërsa në fund verdhezinjtë ishin më të vëmendshëm dhe fituan 83:91.

Te Ponte Prizreni më i miri ishte Wayne Arnold me 31 pikë, kurse te Peja u dalluan Jalen Tate me 17 pikë, Samir Zekiqi me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Rodney Purvis me 20 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Prizrenasit kanë gjashtë fitore e nëntë humbje, ndërsa pejanët janë në vendin e parë me 12 fitore e tri humbje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia dëshiron luftë në Ballkan, këtë dëshirë mund ta realizojë përmes Serbisë!

Story i radhës

Vrasje “e mistershme” e familjes rome në Mariupol, zyrtari hedh akuza: U përfshi grupi Wagner

Të fundit nga