Vajza e familjes Balla në Durrës të Shqipërisë ka reaguar me një postim prekës, pasi vëllai vrau babanë e tyre me armë zjarri.
“Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot. Unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit. Tani ike edhe ti o bush. O bab të lutem o bab zgjomë nga ky makth”, shkruan vajza e të ndjerit.
Esmerald Balla, dyshohet se vrau dhe hodhi në pus babanë e tij Enverin.
Sipas deklaratave të tij, i ndjeri kishte marrëdhënie me gra jashtë martese, e kjo sipas tij kishte prishur kursimet e shtëpisë.