vrasja e turistit ne ksamil shoqerohen 38 persona ndalohet nje oficer policie nje tjeter ne kerkim 6a844732441d0

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoqërohen 38 persona, ndalohet një oficer policie, një tjetër në kërkim

August 18, 2026
1 minut lexim

38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit  portugez Miguel Mendez, i cili u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “Principote” në Ksamil.

Burimet thonë se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, përveç 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes.

Në kuadër të hetimeve pritet edhe ndalimi i dy shtetasve turq, të cilët dyshohet se e ndihmuan Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes, si edhe i personave të tjerë që mund të kenë dijeni apo rol në ngjarje.

Ndërkohë, është ndaluar 24-vjeçari Moisid Matushaj, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata pas vrasjes së 20-vjeçarit francez.

Nga hetimet ka rezultuar se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote”. Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton gjithashtu rolin e një çifti turk, i cili drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori i vrasjes. Sipas hetimeve, Sokrat Vata dyshohet se punonte gjithashtu si bodyguard i shtetasit turk.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe 36-vjeçari Bekim Bulica. Nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, me dyshimin se ka tentuar t’i shmanget hetimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murati buxheti per komunat rritet ne 907 milione euro ne vitin 2027 6a8446b302153
Lajmi i mëparshëm

Murati: Buxheti për komunat rritet në 907 milionë euro në vitin 2027

moska kercenon hapur britanine rusia paralajmeron hakmarrje per dronet britanike qe po perdor ukraina 6a84479a7df78
Lajmi i radhës

Moska kërcënon hapur Britaninë, Rusia paralajmëron hakmarrje për dronët britanikë që po përdor Ukraina

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë