murati buxheti per komunat rritet ne 907 milione euro ne vitin 2027 6a8446b302153

Murati: Buxheti për komunat rritet në 907 milionë euro në vitin 2027

August 18, 2026
1 minut lexim

Buxheti i ndarë për komunat e Kosovës pritet të arrijë në 907 milionë euro në vitin 2027, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Sipas tij, Ministria e Financave javën e kaluar ka lëshuar qarkoren e dytë buxhetore për komunat, përmes së cilës janë përcaktuar kufijtë buxhetorë për secilën komunë.

Ministri në detyrë tha se rritja e vazhdueshme e të hyrave buxhetore gjatë viteve të fundit ka krijuar hapësirë fiskale për rritjen e mjeteve që u ndahen komunave.

“Falë performancës së jashtëzakonshme të të hyrave buxhetore përgjatë viteve të fundit, është krijuar hapësira fiskale për rritje të vazhdueshme të buxhetit që u ndahet komunave”, tha ai.

Sipas të dhënave të prezantuara, buxheti për komunat është rritur nga 546 milionë euro në vitin 2021 në 907 milionë euro që parashihet të jetë në vitin 2027.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjate korrikut 11 raste me hiv aids 9 burra dhe 2 gra 6a84302da4786
Lajmi i mëparshëm

Gjatë korrikut, 11 raste me HIV/AIDS, 9 burra dhe 2 gra

vrasja e turistit ne ksamil shoqerohen 38 persona ndalohet nje oficer policie nje tjeter ne kerkim 6a844732441d0
Lajmi i radhës

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoqërohen 38 persona, ndalohet një oficer policie, një tjetër në kërkim

Të fundit nga

ShkoLartë