Vrasja e Reçit/ Gazetarja Sari: Autorët kërkuan të gjenin një marrëveshje me biznesmenin, por pa rezultat

November 26, 2024
1 minut lexim

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari thotë se vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, kishin kërkuar marrëveshje me biznesmenin Eduart Reçi në lidhje me një pronë, por pa rezultat.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Sari u shpreh se arma për ekzekutimin e Reçit, u porosit jashtë vendit.

Bleona Sari: Ngjarja e biznesmenit Eduart Reçi është ngjarje e rëndë. Ngjarja e regjistruar para banesës së tij. Policia vuri në pranga dy vëllezër. Shkëlqim Duka, ka qenë oficer policie, dyshohet se shkak i këtij konflikti ishte një pronë, në interes të të dyja palëve për të ndërtuar një pallat. Nga komunikimet në celular, dy vëllezërit Duka kishin tentuar të gjenin rrugë të mesme, por Reçi nuk ka pranuar kategorikisht. Në marrjen e kamerave të sigurisë, Duka, prej orës 19:00 deri në 11:30, ishte fiksuar para kamerave të sigurisë. Ai kishte ruajtur objektivin,. Të paktën 5 ditë para ngjarjes, dy vëllezërit ishin në zonë. Arma është porositur nga jashtë vendit.

Ervin Karamuço: Është siguruar online. Nuk di mënyra se si ka ardhur. Por di të them që kemi faqe të tëra interneti, ku armë zjarri mund të sigurohen fare lehtësisht. Është armë që përdoret në kushte të caktuara, është e rrezikshme në zona vitale. Efektivi i policisë, ka bërë dhe prova. Është përgatitur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“U larguan njerëz që kryen gjenocid në Kosovë” – Abazi përplaset fort me gazetarin serb

Të fundit nga

ShkoLartë