vrasja e policit hita nga korca ne aksion 40 forca me jelek antiplumb por kallashnikovi e depertoi 6a219ef7e5a12

Vrasja e policit, Hita nga Korça: Në aksion 40 forca me jelek antiplumb, por Kallashnikovi e depërtoi!

June 4, 2026
min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhanë një konferencë për mediat sot pasdite nga Korça (4 qershor) duke dhënë detajet e para nga hetimet e kryera për ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit, ku i dyshuari Violand Braçellari qëlloi ëpr vdekje gjatë aksionit efektivin Enea Mekolli dhe plagosi Edison Adrin, para se të plagosej edhe vetë.

Hita shpjegoi se Drejtoria e Policisë Korçë e kishte vlerësuar vetë informacionin për të shumëkërkuarin Braçellari dhe nuk kishte kërkuar forca shtesë, teksa në aksion morën pjesë sipas tij, 40 forca të pajisura edhe me mjetet e nevojshme, përfshi antiplumb.

Por ai tha se arma “Kallashnikov” e përdorur nga autori e ka depërtuar antiplumbin për fat të keq. Kryepolici konfirmoi edhe procedurat e vlerësimit me titullin “Dëshmor i Atdheut” për efektivin Mekolli, teksa po vijojnë hetimet për procedimin disiplinor, paralelisht me atë të Prokurorisë.

“Ishin organizuar disa operacione nga policia e Korçës, përfshi edhe forcat speciale por nuk ishte bërë e mundur kapja e tij. Kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të verifikuar punën e kryer nga policia e Korçës dhe pse nuk është kërkuar mbështetje operacionale nga qendra. I përcjell ngushëllimet familjes së efektivit Enea Mekollari. Akti i tij përbën aktin më të lartë të një efektivi policie. Asnjë ngjarje nuk do e përkulë kurrë Policinë e Shtetit”, tha Hita mes të tjerash.

I pyetur nga gazetarët për planin operacional ai shpjegoi se efektivët janë të gjithë të trajnuar:

“Operacioni është zhvilluar nga Policia e Korçës dhe masat i përkasin asaj, po të ishin kërkuar masa shtesë patjetër që do ishin marrë këto masa shtesë. Punonjësit e policisë janë të gjithë të trajtuar dhe të shkolluar. Edhe në këtë rast kanë qenë shërbimet e specializuara që janë Shqiponjat por edhe shërbimet e tjera që ka drejtoria, këto kanë qenë strukturat në operacion. Kanë qenë 40 forca policie në operacion, të gjithë kushtet mbrojtëse, me jelek antiplumb, por arma e përdorur nga autori ka qenë Kallashnikov, duke e çarë antiplumbin. Informacionin e ka disponuar vetë drejtoria e Korçës e cila ka vlerësuar dhe bërë vetë planin operacional”.

Më tej Hita iu përgjigj edhe pyetjes për masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme për rastin dhe për procedurat e shpalljes dëshmor të Enea Mekollit.

“Ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht edhe ato të prokurorisë dhe më tej do të vendoset. Po ndjekim procedurat për statusin e dëshmorit të policisë, sepse tashmë ai është dëshmor i policisë, pra për të ndjekur të gjitha procedurat për t’i gjendur afër edhe familjarëve të tij”, përfundoi Hita.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hamza riperserit zotimin si kryeminister i ardhshem do ta lidh kosoven me gazin amerikan 6a219e736d6e7
Lajmi i mëparshëm

​Hamza ripërsërit zotimin: Si Kryeministër i ardhshëm do ta lidh Kosovën me gazin amerikan

macron duam te zhvillojme nje partneritet ambicioz me malin e zi 6a219f5922750
Lajmi i radhës

Macron: Duam të zhvillojmë një partneritet ambicioz me Malin e Zi

Të fundit nga

VLEN: Rruga evropiane kalon edhe nga komunat

Pjesëmarrja e bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhiti, në sesionin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ në Bruksel, pranë Komitetit Evropian të Rajoneve, e rikthen në vëmendje rolin e komunave në procesin e integrimit
ShkoLartë