macron duam te zhvillojme nje partneritet ambicioz me malin e zi 6a219f5922750

Macron: Duam të zhvillojmë një partneritet ambicioz me Malin e Zi

June 4, 2026
1 minut lexim

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka arritur në Mal të Zi dhe do të merr pjesë në samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor.

Ai ka deklaruar se Franca është e lumtur që ndodhet sot në Mal të Zi, në një moment të rëndësishëm për vendin, por edhe në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor.

“Ne duam të zhvillojmë në mënyrë ambicioze partneritetin me Malin e Zi. Gjatë viteve të fundit kemi investuar shumë në marrëdhëniet dypalëshe dhe kemi bërë përparime të mëdha duke nënshkruar marrëveshje që lehtësojnë bashkëpunimin në fushat e shëndetësisë, energjisë dhe infrastrukturës. Nuk i harroj as kontratat për ndërtimin e dy anijeve patrulluese”, tha lideri francez.

Macron theksoi se Franca mbetet pranë Malit të Zi për ta mbështetur në fazën përfundimtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Dua të përshëndes punën e madhe që keni bërë së bashku me kryeministrin dhe qeverinë. Keni realizuar reforma, keni mbyllur kapitujt negociues. Mendoj se Evropa duhet të jetë e bashkuar dhe Franca mbetet pranë jush për t’ju mbështetur”, u shpreh ai.

Ndryshe, Kosova në këtë samit do të përfaqësohet nga presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vrasja e policit hita nga korca ne aksion 40 forca me jelek antiplumb por kallashnikovi e depertoi 6a219ef7e5a12
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e policit, Hita nga Korça: Në aksion 40 forca me jelek antiplumb, por Kallashnikovi e depërtoi!

ne ditelindjen e 24 te gimbo i sjell defatore selin bollatit si surprize 6a21a01b2797d
Lajmi i radhës

Në ditëlindjen e 24-të, Gimbo i sjell defatore Selin Bollatit si surprizë

Të fundit nga

ShkoLartë