vrasja e dyfishte ne greqi zbulohet testamenti i biznesmenit trashegimtari i papritur qe dyshohet se coi ne ekzekutimin e tyre 68e945638658b

Vrasja e dyfishtë në Greqi, zbulohet testamenti i biznesmenit, trashëgimtari i “papritur” që dyshohet se çoi në ekzekutimin e tyre

October 10, 2025
min lexim

Hetimet për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe punëtorit 62-vjeçar në Finikounda të Mesinias në Greqi, po vazhdojnë me intensitet të lartë nga autoritetet greke.

Policia po përpiqet të zgjidhë enigmën për të identifikuar autorin e vrasjes së dyfishtë në Greqi, ku mbeti i vrarë pronari i një kampingu dhe punonjësi i tij, dhe ku dyshohet se shkak i vrasjes ishte një testament i lënë nga pronari për nipin e tij.

Testamenti i zbuluar tregon se pista kryesore mbetet ajo e pasurisë dhe konflikteve që ajo solli, pasi biznesmeni kishte lënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë njërit nga nipat dhe një pjesë tjetër punëtorit.

Mes të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë është edhe nipi i biznesmenit, i cili është i vetmi i mbijetuar nga sulmi fatal të dielën e kaluar. Ai ka dhënë dëshmi kontradiktore, ndërsa besohet se ai dhe familjarët e tjerë janë të pakënaqur për shkak të testamentit, edhe pse më shumë se gjysma e pasurisë do t’i kalonte atij.

Pronari i kampingut kishte hartuar testamentin tre ditë para vrasjes. Në të, ai i jepte pjesën më të madhe të pronës nipit të tij, i cili ishte edhe dëshmitar i ngjarjes.

Në testament, biznesmeni shkruante:

“Po shkruaj testamentin tim në rast të një vdekjeje të papritur”, duke treguar kështu shqetësimin për jetën e tij.

Më tej, ai ia kushtonte nipit pjesën më të madhe të pasurisë, duke e përshkruar atë si “djalin e vëllait tim të ndjerë”, dhe shtonte se e donte si një fëmijë, pasi e kishte pasur nën kujdesin e tij shpirtëror që kur ishte i vogël, dhe ai gjithmonë ishte i respektueshëm dhe i përkushtuar për ta bërë atë të lumtur.

“Nipit tim të dashur….., djalit të vëllait tim të ndjerë…., sepse e dua si fëmijën tim pasi e kam pasur nën udhëheqjen time shpirtërore që kur ishte fëmijë dhe ai nuk i ka keqkuptuar kurrë urdhrat e mia dhe gjithmonë përpiqet të më bëjë të lumtur me shumë respekt dhe dashuri, ia lë pjesën më të madhe të pasurisë sime”, kishte shkruar 68-vjeçari.

Në testament ai i linte kujdestarit të kampingut, mikut të tij të ngushtë që u vra natën e së dielës, gjysmën e arës që e zotëronte së bashku me nipin, si dhe shuma të konsiderueshme parash.

Në fund, biznesmeni shprehte dëshirën që motra dhe djali i saj të merrnin nga 100 mijë euro secili, ndërsa miku i tij të merrte 200 mijë euro në rast se nipi i tij vendoste të shiste pronën.

Autoritetet kanë në dorë edhe një testament të mëparshëm të biznesmenit 68-vjeçar, i cili besohet të jetë hartuar rreth një vit më parë dhe të jetë i vulosur. Ata presin që krahasimi i të dy dokumenteve të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë.

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar në mbrëmje në një kamping në Finikounda, ku autori i maskuar hyri me forcë në zonën e pritjes ku ndodheshin pronari 68-vjeçar, kujdestari i tij 60-vjeçar dhe një mik i vjetër i tyre.

Personi i armatosur qëlloi me gjakftohtësi pronarin, duke e plagosur për vdekje, dhe më pas vrau mikun që u përpoq të arratisej. Nipi i pronarit, i cili ishte gjithashtu prezent, arriti të ikë.

Një punonjës i një stacioni karburanti në zonë deklaroi se dyshuari kryesor kaloi pranë stacionit të tij, i cili ndodhet në rrugën për në Kyparissia, Kalo Nero, duke u drejtuar drejt Pyrgos.

Punonjësi përshkroi të dyshuarin si një person me lëkurë të errët, trup të hollë dhe të shkurtër. Ai kishte helmetë në kokë, gjë që e bënte të pamundur dallimin e flokëve dhe ngjyrës së tyre.

Nipi i pronarit përshkroi autorin me karakteristika të ndryshme, duke thënë se ai kishte lëkurë të çelët dhe flokë të verdhë, të drejtë dhe të rrallë, duke shtuar se mendohej të ishte i mitur ose shumë i ri.

Testamenti:

testamenti 2

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

flet vellai i nezir mehmetajt pas lirimit nga burgu serb 68e944c1c2722
Lajmi i mëparshëm

Flet vëllai i Nezir Mehmetajt pas lirimit nga burgu serb

rritet cmimi i maskave ne shba shumica vinin nga kina 68e945d354367
Lajmi i radhës

Rritet çmimi i maskave në SHBA, shumica vinin nga Kina

Të fundit nga

Normani ndez rrjetin nga Fixhi

Normani po shijon ditë relaksi në parajsën tropikale të Fixhit. Ajo nuk ka humbur rastin të ngacmojë fansat me një postim plot humor. Këngëtarja publikoi një fotografi nga Nanuku Resort dhe e
ShkoLartë