Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë, dyshime se ngjarja ka lidhje me ekzekutimin mafioz të biznesmenit në Tiranë

Hetimi për vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi një natë më parë, mund të hedhë dritë mbi ekzekutimin mafioz të 44-vjeçarit Edmond Papa, pak ditë më parë në Tiranë.

Media greke Newsbomb.gr shkruan se seria e vrasjeve ka mundësi të lidhet me prishjen e pazareve për trafikun e drogës ku dyshohet se ishin implikuar viktimat, Kreshnik Çerçizaj 41 vjeç nga Vlora dhe Armando Organja 44 vjeç nga Berati.

Papa, i cili ishte pronari i një kompleksi hotelier në Tiranë u vra me gjakftohtësi nga një person i maskuar në një lokal shumë pranë banesës së vëllait të tij. Lidhja që bëjnë autoritetet greke është zhdukja e papritur e një ngarkese prej 700 kg hashash për të cilën dyshohet se ishte përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë.

Pas sulmit të armatosur është përhapur frikë për një hakmarrje të mundshme mes bandave. Ekzekutori i dy shqiptarëve një natë më parë hapi zjarri duke qëlluar në dy objektivat e tij brenda 5 sekondash.

Dy viktimat rezultojnë persona me një aktivitet të njohur kriminal në fushën e narkotikëve, grabitjes dhe armëmbajtje pa leje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 mendime të gabuara që mund t’ju ndajnë nga partneri

Story i radhës

Përplasen autobusi dhe një Golf 4 tek sheshi Skenderbe

Të fundit nga