Pas kontrolleve intensive nga Policia e Shtetit, është bërë e mundur gjetja e një prej mjeteve të dyshuara të përdorura nga autorët në vrasjen e çiftit Mujeci, ngjarje e ndodhur mesditën e së dielës në Balldren të Lezhës.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se automjeti tip Volkswagen Golf 5, pa targa dhe i dyshuar si mjeti i përdorur nga qitësit gjatë krimit, është gjetur i fshehur në zonën e Torovicë.
Forcat e Policia e Shtetit e Shqipërisë po vijojnë kontrollet në terren dhe punën hetimore për kapjen e autorëve të dyshuar.
Hetimet vijojnë në disa pista, ndërsa zona e Lezhës mbetet nën vëzhgim të shtuar policor.
Burimi: botasot.info


