Vrasja e 14 vjeçarit, kambanë për reformë në arsim! Plan kombëtar gjithëpërfshirës për përmirësimin e masave në shkolla

November 20, 2024
min lexim

Vrasja e nxënësit 14 vjeçar nga moshatari i tij pas mësimit ka nxitur një thirrje të përbashkët: reformë në arsim. Duket se kërkesa për përmirësimin e masave ndaj dhunës në shkolla po bëhet gjithnjë e më emergjente.

Ministria e Arsimit pranon për Top Channel nevojën për ndryshim dhe përfshirjen e shumë zërave në një PLAN që specifikon detyrat e afatet e çdo institucioni. Ndërsa ekspertët ngrenë shqetësimin se masat hartohen pas ngjarjeve tronditëse dhe se nuk janë afatgjata…

“Për të gjithë ne ka rënë kambana e alarmit për të parë se çfarë kemi bërë dhe se çfarë duhet të bëjmë më mirë. Për këtë, ministria e arsimit ka organizuar në një takim urgjent, me përfaqësues jo vetëm të Ministrisë së Arsimit, por edhe përfaqësues të ministrive të tjera të linjës, të këshillit të prindërve, të organizatave dhe të gjithë aktorëve që kanë përgjegjësi për zbatimin e të drejtave të fëmijëve. Rakorduam të dalim me një plan kombëtar gjithëpërfshirës, për të menaxhuar, parandaluar, eliminuar rastet e dhunës qofshin fizike apo të dhunës online”. shprehet Zamira Gjini, drejtoresha e zhvillimit të arsimit parauniversitar, MAS.

“Ky nuk është rasti i parë, kanë ndodhur dhe të tjera në shkolla, mund të përmend ngjarjen e para disa muajsh në Gramsh. Dhe ja ku ndodhemi pas atij në një vrasje tjetër, që do të thotë  që masat e përkohshme dhe emotive që marrin organet publike nuk janë të mjaftueshme. Duhen masa të qëndrueshme! Shoqëria dhe institucionet në përditshmëri mëkojnë dhunë dhe urrejtje. Dhe ndodh që një pjesë e fëmijëve kthehen viktima të këtyre modeleve, imitojnë e pastaj arrijmë këtu në këto raste ekstreme”, u shpreh Robert Gajda, komisioneri për mbrojtjen kundër diskriminimit.

“Ne do të punojmë për parandalimin, eliminimin e rasteve të dhunës, duke pasur në vëmendje  të veçantë jo vetëm  mësuesit, por dhe prindërit, për të qenë pjesë e këtij aksioni të madh që do të ndërmarr Ministria e Arsimit për t’i thënë stop dhunës në shkolla”, deklaroi Zamira Gjini.

“Kemi rreth 900 raste të cilat janë të raportuara për dhunë fizike, 700 raste të për dhunë psikologike, kemi rreth 914 raste që lidhen me bullizim. Këto janë të dhëna nga vetë ministria, dhe janë shifra relativisht të larta. Problemi është se si adresohen këtë raste”, tha Kolindo Vjerdha, ekspert arsimi.

“Këtë kemi vënë re dhe ne gjatë monitorimit të bullizmit: Tendencë e madhe e institucioneve arsimore është  ose mosinstitucionalizimi i një rasti problematik që ndodh në shkollë, ose mundohen për ta fshehur”, Gajda.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ligji i solidaritetit para Kushtetueses / Qeveria të dëshmojë se duhet shfuqizuar, e jo anuluar

Story i radhës

“PDK-ja haraçexhinj e fajdexhinj”: Prevlukaj kërkon nga prokuroria të merren me Pecin

Të fundit nga

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

Rrëzimi i një aeroplani në Kazakistan me 38 viktima po shkakton spekulime për shkak të dëmeve të pazakonta në pjesën e jashtme të mjetit fluturues. Ndërkohë, Rusia paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara
ShkoLartë