voziste 203 km h aty ku ishte e lejuar 120km h arrestohet nga policia 6a809012d8f28

Voziste 203 km/h aty ku ishte e lejuar 120km/h, arrestohet nga policia

August 15, 2026
1 minut lexim
203

Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë në autostradën A1, në afërsi të Gjevgjelisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, sot në orën 08:00, në autostradën “Miqësia”, te fshati Miletkovë, policia nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli e ka privuar nga liria M.F. (46) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të trafikut me radar, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet të markës BMW, me targa gjermane, me shpejtësi prej 203 km/h, në një pjesë ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa ndaj personit do të ngritet kallëzim përkatës.

MPB-ja apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, veçanërisht kufizimet e shpejtësisë, dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nora dhe roberti perseri bashke dyshja ikin ne pushime me vajzen e kuptojme njeri tjetrin ne raport me ciken 6a808c1c35a21
Lajmi i mëparshëm

Nora dhe Roberti përseri bashkë? Dyshja ikin në pushime me vajzën: “E kuptojmë njëri-tjetrin në raport me çikën”

deklarata per konflikt fizik ne kuvend ramadani dehari te merret ne pyetje nga prokuroria 6a80a69794412
Lajmi i radhës

​Deklarata për konflikt fizik në Kuvend, Ramadani: Dehari të merret në pyetje nga Prokuroria

Të fundit nga

Veles: Për 34 orë, 151 gjoba nga “Safe City”

Velesi mori edhe një qendër komande për këtë sistem, e vendosur në ish-ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Për 36 orë në zonën e SPB Veles janë regjistruar 150 kundërvajtje trafiku, deklaroi ministri
ShkoLartë