deklarata per konflikt fizik ne kuvend ramadani dehari te merret ne pyetje nga prokuroria 6a80a69794412

​Deklarata për konflikt fizik në Kuvend, Ramadani: Dehari të merret në pyetje nga Prokuroria

August 15, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, kërkoi që Prokuroria ta marrë në pyetje kryesuesin e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, pas deklaratës së tij për rrezikun e përplasjeve dhe konfliktit fizik në Kuvend.

Më herët gjatë ditës Dehari shkroi në Facebook se vazhdimi i seancës konstituive pa marrëveshjes mes partive mund të tensionojë më tej situatën dhe të çojë në konflikte fizike brenda sallës së Kuvendit.

Ramadani pyet: “Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?

Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë”.

Ai pyeti po ashtu se pse Vetëvendosje po e bllokon procesin dhe po paralajmëron mundësinë e konflikteve fizike brenda Kuvendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

voziste 203 km h aty ku ishte e lejuar 120km h arrestohet nga policia 6a809012d8f28
Lajmi i mëparshëm

Voziste 203 km/h aty ku ishte e lejuar 120km/h, arrestohet nga policia

situata me zjarret ne shqiperi ende 23 vatra aktive keto jane zonat me problematike nderhyrja behet nga toka dhe ajri 6a80a711b8dc9
Lajmi i radhës

Situata me zjarret në Shqipëri/ Ende 23 vatra aktive, këto janë zonat më problematike, ndërhyrja bëhet nga toka dhe ajri

Të fundit nga

ShkoLartë