VOX POPULI: Nuk jetohet me 18 mijë denarë. Paga minimale lë për të dëshiruar (VIDEO)

Rritja e pagës minimale nuk mbulon shtrenjtimin e çmimeve të gjësendeve duke nisur nga artikujt bazë ushqimor. Kështu janë shprehur në një anketë të realizuar nga gazeta LAJM qytetarë të anketuar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

“Pak është rritja e pagës minimale në 18 mijë denar, çfarë mund të bësh me aq para, nuk mund të paguash s rrymë, as ujë e asgjë…Edhe 30 mijë denar të bëhet paga minimale përsëri pak janë”

“Le ta zbresin pagën minimale në 15 mijë denar, por edhe çmimet e artikujve le t’i zbresin. Nuk është punë, hip çmimet e artikujve 100% kurse pagat për vetëm 5%.”

“Asgjë nuk ka prej këtij shteti, me 300 euro nuk jetohet. Dikush ka pesë fëmijë, shkollimi i tyre, harxhimet tjera, çfarë bën ai njeri!?”

“Ditë për ditë lëvizin çmimet, nuk ka çmime ë mbeten të njëjta. Buka hipi tash nuk ka 2 apo 3 ditë.”

“Qytetarët nuk përfitojnë asgjë me rritjen e pagës minimale në 18 mijë denar. Para dy jave me 15 mijë denar ke jetuar më mirë pasi që çmimet e artikujve ushqimor ishin më normale, kurse sot janë të kota këto 3 mijë denar.”

“Në njërën anë t’i japin, në anën tjetër t’i marrin, fundi i muajit zero del.”

Story i mëparshëm

Policia ndihmon qytetarët që mbetën të bllokuar nga bora në fshatin Kurillovë

Story i radhës

Министерството за земјоделство најави зголемени субвенции, авансна исплата и три нови закони

Të fundit nga