votime ne debore nuk pranohet zhvendosja e kutive nga zonat e thella te qytetit te shkodres 6223b73d568b2

Votime në dëborë/ Nuk pranohet zhvendosja e kutive nga zonat e thella të qytetit të Shkodrës

March 5, 2022
1 minut lexim

Zgjedhjet në temperaturë dimri nuk e ftohën dot debatin e nxehtë mes “Shtëpisë së Lirisë” dhe Partisë Demokratike në KQZ.

Në orët e fundit të sprintit elektoral palët ngritën pretendime për manipulim të procesit. Sherri mes të djathtëve bëhet për bastionin demokrat të veriut  ku kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi kërkoi spostimin e 11 qendrave te votimit, ndërsa PD kundërshtoi.

“Voltana Ademi është palë ka dalë hapur kandidatit te Berishës. Ky është minim  i procesit”, tha juristi Marash Logu.

“Po mohoni të drejtën e votës mijëra votuesve”, tha juristi i LSI-së, Altin Kazizaj.

Pas verifikimit në terren, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili kishte rrëzuar transferimin e qendrave të votimit doli në një vendimmarrje të dytë dhe pranoi pjesërisht kërkesën duke i hapur rrugë zhvendosjes  sipas parashikimeve të kodit  zgjedhor vetëm te 5 qendrave të votimit.

Demokratët e vijuan betejën në KAS, i cili rrëzoi vendimmarrjen e Komisionit, duke mos ndryshuar vendndodhjen e  5 qendrave të votimit të Shalës, e cila është zbardhur nga dëbora. Edhe këtë të shtunë situata me motin është përkeqësuar duke vështirësuar punën për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rreziku serb haradinaj ka nje kerkese per albin kurtin 6223b68be76f4
Story i mëparshëm

Rreziku serb, Haradinaj ka një kërkesë për Albin Kurtin

sa e rendesishme eshte qe mesuesi te zbatoje metoda kreative te te mesuarit ne klase 6223b77c465a5
Story i radhës

Sa e rëndësishme është që mësuesi të zbatojë metoda kreative të të mësuarit në klasë?

Të fundit nga

Ylli shkëlqen në Therandë

Golden Eagle Ylli shënon fitore të rëndësishme ndaj Pejës me rezultat 72:64 (16:19, 26:17, 16:23, 14:5) në javën e 25-të të ProCredit Superligës. Për Yllin ishte fitorja e tretë radhazi, pas sukseseve
ShkoLartë