Një 23-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur targat e automjeteve në qytetin e Tiranës.
I riu nga Pogradeci u kap duke vjedhur targat e një automjeti, në “Misto Mame”. Zbulohet se një ditë më parë ai ka vjedhur edhe targat e 11 automjeteve të ndryshme, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.
23-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura, doreza dhe mjete të cilat 23-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhjet.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.