voa vettingu ne shqiperi me shume se gjysma e prokuroreve dhe gjykatesve kane dale nga sistemi 6394f4ef677a5

VOA/ Vettingu në Shqipëri, më shumë se gjysma e prokurorëve dhe gjykatësve kanë dalë nga sistemi

December 10, 2022
1 minut lexim

Në Shqipëri, gati 70 përqind e gjykatësve dhe prokurorëve, i janë nënshtruar deri tani procesit të rivlerësimit, i njohur dhe me termin vetting. Prej tyre vetëm më pak se gjysma kanë mundur të konfirmohen në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Të dhënat janë bërë të ditura nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) në një bilanc të procesit deri në fund të muajit nëntor.

Sipas këtyre të dhënave, janë 214 shkarkime, 230 konfirmime në detyrë, 133 vendime për pushimin e procesit të rivlerësimit nga të cilët 95 për dorëheqje dhe 38 për arsye të tjera. Pas vendimeve të Kolegjit të Posaçëm të Apelit (KPA), 3 pushime për shkak të vendimeve të dorëheqjes , janë ndryshuar në pushime për arsye të tjera, ndërsa për 6 raste të tjera është dhënë vendimi i pezullimit nga detyra.

Nga ana e tij Kolegji ka marrë 168 vendime, nga të cilat janë lënë në fuqi 123 vendimeve të KPK-së, ose gati 75 përqind të totalit të rasteve të shqyrtuara.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është shkalla e parë e procesit të rivlerësimit, dhe fjala e fundit i takon Kolegjit të Posaçëm, vendimet e të cilit janë të paapelueshme. Deri më tani, janë 432 subjekte që i nënshtrohen rivlerësimit, për të cilët procesi është përmbyllur tërësisht, dhe prej tyre 185 janë konfirmuar, 113 janë shkarkuar dhe për 134 u mor vendimi i pushimit, prej të cilëve 93 për shkak të dorëheqjes.

Procesi i rivlerësimit do të duhej të përfundonte në qershor të këtij viti, por ai u shty për deri në fund të vitit 2024, duke i dhënë kohë organeve të vettingut që të përmbyllin punën. Vendimi u mor në muajin shkurt nga parlamenti, falë dhe këmbënguljes si të Shteteve të Bashkuara ashtu dhe të BE-së.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lloris vendos rekordin e ri me kombetaren 6394f4b8e0b85
Story i mëparshëm

Lloris vendos rekordin e ri me kombëtaren

pas barrikadave serbet vendosin edhe tenda ne veri te kosoves 6394f6ce7b594
Story i radhës

Pas barrikadave, serbët vendosin edhe tenda në veri të Kosovës

Të fundit nga

​Tregjet globale kërkojnë drejtim në mes të pasigurive

Ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të bëjnë projeksione mes pasigurive të shumta, politikat tregtare proteksioniste të administratës amerikane vazhdojnë të krijojnë pasiguri për ekonominë globale. Marrëveshja e përkohshme tarifore mes SHBA-së dhe Kinës

Do të paguhet më pak se Sylvinho

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv te klubi i Milan. Shqiptari dhe drejtuesit e klubit italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Google lançon pamjen e re vizuale të Android

Google tha se ka filluar lançimin e ndërfaqes së re shumëngjyrëshe të Android 16 për përdoruesit që testojnë versionet beta të sistemit operativ. QPR1 beta përmban gjuhën e dizajnit Material 3 Expressive
ShkoLartë