VMRO përmes ndërmjetësuesve dy herë i ka kërkuar presidentit Amnesti/ Pendarovski i përgjigjet pretendimeve të partisë së Mickoskit

September 16, 2023
1 minut lexim

“Lidhur me pretendimet e paraqitura në konferencën e sotme për media të VMRO-DPMNE-së, ju njoftojmë se gjatë këtij viti, në dy raste i janë bërë propozime presidentit Stevo Pendarovski që të shqyrtojë faljen e disa politikanëve ose të mbështesë miratimin e Ligjit për amnisti të politikanëve aktualë dhe të mëparshëm”, kështu njofton kabineti i presidentit të vendit.

“Ato propozime, përmes ndërmjetësve, i janë dërguar presidentit Pendarovski nga strukturat politike dhe të sigurisë që janë të afërta me opozitën aktuale, si dhe nga ish-politikanë”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të presidentit.

Më herët, Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së, në lidhje me qëndrimet e presidentit Stevo Pendarovski të shprehura në një intervistë për amnistinë dhe amendamentet e Kodit penal, i ka bërë thirrje Pendarovskit të përgjigjet se kush e ka kërkuar amnestinë.

“Pendarovski sot duhet të përgjigjet kush i kërkoi amnesti? Pendarovski thotë se për amnestinë është “konsultuar nga disa aktorë të skenës politike”, kështu që tani duhet të jetë i saktë dhe i qartë, të thotë se kush nga politika e ka konsultuar Pendarovskin para disa muajsh për amnistinë”, tha Stoilkovski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rasti “Monstra” do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut

Story i radhës

Erdogan akuzon BE-në se po distancohet nga Turqia

Të fundit nga

ShkoLartë