vmro lsdm po humb deputete ndryshime kushtetuese sdo te kete 64e08d80dffed

VMRO: LSDM po humb deputetë – ndryshime kushtetuese s’do të ketë!

August 19, 2023
1 minut lexim

Dimitar Kovaçevski dhe e gjithë LSD-ja me muaj të tërë gënjejnë se ndryshimet kushtetuese janë të mundshme dhe se VMRO-DPMNE ka pranuar ndryshimin e Kushtetutës – konstatojnë përmes një reagimi nga partia opozitare VMRO-DPMNE, përcjell KlanM

Nga kjo parti akuzojnë kryeministrin Kovaçevski dhe LSDM-në sepse sipas tyre, për një periudhë të gjatë janë mburrur dhe kanë pretenduar se do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe se ka shumicë, madje duke thënë se edhe Mickoski është dakord për këto ndryshime. Por sipas VMRO-së, pretendimet e pushtetit u rrëzuan poshtë ditën e kaluar.

“E gjithë LSD si një pllakë e thyer gramafoni thirreshin të sinkronizuar në ndryshime kushtetuese. Dje i gjithë opinioni maqedonas pa se Kovaçevski dhe LSD, jo vetëm që nuk kanë shumicën prej 80 deputetësh, por mezi kanë 70. E vërteta doli në shesh. LSD po humb deputetë. Të gjitha gënjeshtrat e qeverisë kanë shpërthyer”, thonë nga VMRO-DPMNE

Nga VMRO thonë se qëndrimi i Mickoskit është i pandryshuar se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë.

MARKETING

RENT A CAR

dite te zeza per non gratat kush eshte agjenti i ri special i bidenit zbulohet plani i madh amerikan qe po pergatitet per shqiperine 64e0894e421ed
Story i mëparshëm

Ditë të zeza për “non gratat”, kush është agjenti i ri special i Bidenit, zbulohet plani i madh amerikan që po përgatitet për Shqipërinë

turkiye neutralizon nje terroriste te larte te pkk se ne veri te sirise 64e091f90d8c6
Story i radhës

Türkiye neutralizon një terroriste të lartë të PKK-së në veri të Sirisë

Të fundit nga

ShkoLartë