VMRO kërkon përgjegjësi për propozimin francez

June 26, 2022
1 minut lexim

VMRO – DPMNE vazhdon të kërkojë përgjegjësi nga Qeveria në lidhje me çështjen me Bullgarinë. Në tribunën e organizuar sot nga kjo partia, deputeti Antonijo Milloshoski tha se, pushteti ekzekutiv jo vetëm që negocioi këtë formë të propozimit francez, por ka përjashtuar tërësisht Kuvendi si vend më legjitim ku duhet të zhvillohen bisedime kur bëhet fjalë për çështje që tejkalojnë mandatin e një politikani.

“Ata dëshironin ta fshihnin nga deputetët sepse është e dukshme se këto negociata janë udhëhequr në një rreth të ngushtë dhe me siguri treshja ka qenë Kovaçevski, Bujar Osmani, Bojan Mariçiq. Por madje edhe në ato bisedime ku pushteti ekzekutiv ka dominuar, ministri Osmani theksoi para dy tri ditëve se janë konsultuar ekspertët diplomatik nga MPJ, por ne shohim se, përmes një komunikate nga sindikata e MPJ-së për herë të parë në 30 vite, diplomatë profesional në MPJ janë distancuar nga ministri i tyre”, deklaroi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE

Ai tha se, për kornizën negociuese nga Franca nuk është konsultuar askush nga udhëheqësia e drejtorisë së të drejtës ndërkombëtare në MPJ. Sipas tij, përgjegjësia e plotë për këtë dështim diplomatik bie te Kovaçevski, Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq

“Maqedonia dhe Bullgari sot fatkeqësisht po i përjetojnë raportet më të pakëndshme dhe më të tensionuara nga viti 1948 e këtej. Manipulimet e pushtetit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe vlerësojë se duhet t’i vihet fundi manipulimeve, ndërsa më e moralshme do të ishte nëse fundi i atyre manipulimeve i vihet me dorëheqjen e Kovaçevskit, Mariçiqit dhe Bujar Osmanit”,deklaroi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE

Ndërkohë, deputetja Gordana Siljanoska duke komentuar kërkesën e Sofjes për përfshirje të komunitetit bullgar në Kushtetutën e vendit, tha se ndryshime të Kushtetutës mund të iniciojë presidenti i shtetit, Qeveria, deputetët dhe qytetarët. Sipas saj, kërkesa e Bullgarisë është një histori e trishtë dhe e çuditshme ballkanike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të mjerë janë ata që ende mbështesin Hashim Thaçin dhe Edi Ramën!

Story i radhës

I vodhën 50 mijë euro dhe stoli, reagon deputeti shqiptar

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë