VMRO DPMNE thotë se fytyra e re e LSDM-së, është Danella Arsovska. Ajo është lidere e koalicionit të sapoformuar ku sipas tyre, janë mbledhur të shantazhuar nga pushteti.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, tha se kjo është arsyeja pse LSDM po përpiqet të mbrojë Arsovskën dhe përfshirjen e saj, siç citohet: “në keqpërdorime me impiantin e trajtimit dhe lidhjet e drejtpërdrejta me kompaninë turke për të cilën e di paraprakisht se çfarë oferte ka bërë”.
“Qëllimi dhe shpresa e vetme e këtij pushteti anti-maqedonas janë tenderët, kleptomania dhe elementet е shantazhit që duhet të merren me opozitën në vend që të merren me problemet e qytetarëve dhe të Maqedonisë” – u shpreh Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Përplasjet mes VMRO-së e Arsovskës filluan pasi kjo e fundit shkarkoi drejtorin e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit. Pas këtij vendimi të Arsovskës, kuadrot e VMRO-DPMNE-së dhanë dorëheqje nga postet udhëheqëse nëpër ndërmarrjet publike që janë nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, me arsyetimin se gjatë kryerjes së detyrave të tyre ka munguar koordinimi me kryetaren Arsovska