VMRO-DPMNE: Zgjedhjet e parakohshme nxjerrin vendin nga krizat

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, në seancën e mbajtur mbërë ka diskutuar për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, marrëdhëniet me Bullgarinë kurse ka miratuar edhe vendime kadrovike.

Asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija raportet Shkup-Sofje ka vlerësuar Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre, sic percjell KlanM, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë, në vend që të sjellë raporte miqësore, paraqet “një pemë që rrit fryte të helmuara”.

“Asnjëherë nuk ka pasur kaq pasiguri në raportet Maqedoni – Bullgari, kurse e keqja është se vazhdimisht zgjerohet politika shantazhuese bullgare për të mohuar popullin, identitetin dhe gjuhën maqedonase. Fajtor për këtë është qeveria e Kovaçevskit, e cila në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve maqedonas u pajtua dhe mundësoi që Bullgaria të vendos kërkesa të reja” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Maqedonia asnjëherë nuk e ka pasur gjendjen kaq të vështirë ekonomike, kurse gjithnjë e më shumë po thehen rekorde për inflacionin – sic njofton KlanM, ka konkluduar VMRO-DPMNE-ja duke drejtuar akuza se Qeveria është e paaftë të mbrojë qytetarët nga shtrenjtimet e vazhdueshme.

“Kjo Qeveri është e aftë vetëm për krime dhe korrupsion që dëshmohet nga Raporti i fundit i Transparency International. Për këtë shkak, shpëtimi i vetëm dhe dalja nga kjo situatë, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që të vijë një qeveri për të nxjerrë vendin nga balta që e kanë futur LSDM dhe BDI” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Në seancën e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së janë miratuar edhe disa vendime kadrovike që kanë të bëjnë me emërimet e Kryetarëve për Komitetin e Qytetit të Shkupit dhe Tetovës.

Story i mëparshëm

Ahmeti takoi ministrin çek Lipavský: Ndryshimet kushtetuese, nevojë imediate

Story i radhës

Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez