Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 provinca për tre muaj, pas tërmetit të djeshëm prej 7.8 ballë të shkallës Rihter.

“Ne po i shpallim 10 provincat tona ku ndodhi tërmeti si zona të fatkeqësisë.

Ne kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i kushtetutës për të garantuar që aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe më pas studimet mund të kryhen shpejt”, ka thënë sot Erdogan gjatë një fjalimi televiziv.

Ndryshe, mbi 5 mijë njerëz kanë vdekur dje si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VMRO-DPMNE: Zgjedhjet e parakohshme nxjerrin vendin nga krizat

Story i radhës

Qyteti i Shkupit dërgon ekip zjarrfikësish në Türkiye për operacionet e shpëtimit

Të fundit nga