VMRO-DPMNE sot dorëzon në Kuvend interpelancën për Talat Xhaferin

May 30, 2022
1 minut lexim

VMRO DPMNE do ta dorëzojë sot interpelancën e paralajmëruar ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Sipas partisë opozitare, Talat Xhaferi ka mbushur kupën me skandale që kur udhëheq Kuvendin, ndërsa në periudhën e fundit opozita e akuzon për mbylljen e deputetëve në sallën e seancave plenare dhe sharjet dhe ofendimet ndaj të punësuarve në Kuvend.

DAFINA STOJANOVSKA, VMRO DPMNE
“Në disa raste Xhaferi ka shkelur Kushtetutën, Rregulloren për punën e Kuvendit dhe ligjet të cilat rregullojnë punën e Kuvendit. Prej kur Xhaferi është zgjedhur për kryetar Kuvendi, gjithnjë e më shpesh jemi dëshmitarë të skandaleve në punën e tij. Skandali i fundit ishte mbyllja e deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit në sallën e seancave plenare. Në tempullin e demokracisë, deputetëve të opozitës u mohoet e drejta e lirisë dhe lëvizjes”.

VMRO DPMNE thotë se nuk pret që kjo interpelancë të kalojë në Kuvend, por dëshiron që opinioni ta sheh fytyrën e vërtetë të LSDM-së dhe BDI-së, se si bashkërisht sipas VMRO DPMNE-së mbrojnë shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve nga Talat Xhaferi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

DASH konfirmon se disa afganëve që ishin strehuar në Kosovë u është refuzuar hyrja në SHBA

Story i radhës

Osmani për vizitë dyditore në Japoni

Të fundit nga

ShkoLartë