VMRO-DPMNE përkujton tragjedinë në Llaskarcë: Për tre vjet vdiqën 75 qytetarë

February 13, 2022
1 minut lexim

“Për tre vjet nga fatkeqësitë kanë vdekur 75 qytetarë tanë, kurse nuk ka asnjë kallëzim as përgjegjësi politike nga LSDM-BDI”, kështu nis reagimi i VMRO-DPMNE-së sot, kur po bëhen 3 vjet nga aksidenti në Llaskarcë ku humbën jetën 15 persona që udhëtonin nga Shkupi për në Gostivar, pasi autobusi “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupi.

“Për tre vjet, kanë ndodhur 3 fatkeqësi të mëdha ku jetën e humbën 75 persona, kurse pushteti nuk zbuloi asnjë rast, dhe për asnjë nuk ka përgjegjësi politike dhe përgjegjësi penale. Vitin e kaluar në Tetovë të gjallë u djegën 14 qytetarë tanë në spitalin modular për LSDM-në, Filipçe (Venko Filipçe, ish ministër i Shëndetësisë) dhe BDI na bindin se është për shkak të kabllos së nxehur. Para disa muajsh 45 persona vdiqën në aksidentin e autobusit në Bullgari e cila u bë nga kompania, e përkëdhelur e BDI-së dhe LSDM-së, “Besa Trans” e cila ka punuar pa leje të duhur dhe duke mos respektuar procedurat”, qëndron mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

“Fatkeqësia në Llaskarcë është dëshmi se sistemi nuk funksionon dhe se nuk ka zbatim të drejtësisë”, përfundojnë nga partia opozitare

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MPJ fton shtetasit e Maqedonisë së Veriut të largohen nga Ukraina

Story i radhës

OBRM-PDUKM: Për tre vjet kanë vdekur 75 qytetarë nga fatkeqësitë

Të fundit nga

ShkoLartë