VMRO-DPMNE në koalicion me 24 parti, Mickoski firmosi marrëveshje për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare

VMRO-DPMNE në zgjedhjet parlamentare do të marrë pjesë me koalicionin më të madh të ashtuquajtur “Maqedonia jote”. Me pjesëmarrjen edhe të 7 partive tjera, ky koalicion numëron gjithsej 24 partnerë. Ata sot firmosën marrëveshje për koalicion. Disa prej tyre deri më tani kanë qenë pjesë e koalicionit qeveritarë, siç janë Lidhja Demokratike e Pavlle Trajanovit i cili i pari u largua nga LSDM-ja, më pas “Dinjiteti” e Stojançe Angellovit dhe “Të bashkuar për Maqedoninë” e Lube Boshkovskit. Kryetari i DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se me këtë i ka përmbyllur bisedimet për pjesëmarrës të ri në koalicion, por nuk deshi të përgjigjet sa nga këto partnerë koalicioni do të kenë vend në listat e kandidatëve për deputet në këto zgjedhje.

“Ky është koalicioni përfundimtar, koalicioni parazgjedhor me të cilin do të dalim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Apelojmë për dalje masive në këto zgjedhje sepse mosdalja do të thotë përkrahje për pushtetin e papërgjegjshëm dhe kriminal. Andaj dalja është çelësi, tha Hristijan Mickoski.

Në lidhje me deklaratat e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski për epërsinë, Mickoski tha se prej tij nuk pret që të valëvisë flamurin e bardhë.

“Normal se Kovaçevski do të përpiqet që të gjejë mënyrë se si ta mobilizojë anëtarësinë e tij, koalicionin që u rendit prapa Dimitar Kovaçevskit dhe LSDM-së, unë nuk po pres që ai tani të dalë dhe të valëvisë flamurin e bardhë duke thënë Dorëzohemi, u krye puna, edhe pse në mbledhjet partiake e kanë të qartë, tregojnë mes vetes, liferojnë me numra se sa do të jetë humbja, nëse do të jetë me 30 deputetë ose më pak se 30 deputetë dallim”, u shpreh Mickoski

Nga LSDM dolën me reagim për përbërjen e koalicionit “Maqedonia jote”, por edhe për listat e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së prej ku thonë se kjo ofertë do të thotë bllokadë të BE-së.

“Kjo është ofertë për bllokimin e rrugës europiane të shtetit, kjo është e qartë. Mbi 80% të kandidatëve të propozuar për deputetë, janë të njëjtët ata që deri më tani e zbatonin bllokadën aktive të Kuvendit të Maqedonisë. Me ata persona në listë, pallati i bardhë dëshmon se orientohet drejt bllokadës së rrugës europiane të vendit tonë. Me DPMNE mund të ketë vetëm kthim prapa. Me VMRO-DPMNE nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk mund të sjellin asnjë ndryshim për të mirën e shtetit”, deklaroi Sanela Shkrielj, LSDM.

Pasi javën e kaluar, të dielën LSDM në konventë i kumtoi listat e deputetëve, nesër edhe VMRO-DPMNE do të dalë me listat e tyre të kandidatëve.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kryeministri Kurti mirëpriti Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë, Jean Marie Speich

Story i radhës

Ahmeti: Ky Front nuk është i përkohshëm, por afatgjatë për t’i realizuar edhe ato gjëra që na kanë mbetur

Të fundit nga