kjo qeveri antishqiptare berisha qytetaret po vidhen cdo dite do perballen me zemerim deri ne fitore 662d56744a687

“Kjo qeveri antishqiptare”, Berisha: Qytetarët po vidhen çdo ditë, do përballen me zemërim deri në fitore

April 27, 2024
min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha, po mban fjalën e tij përpara mbështetësve në ballkonin e banesës, përpara mbështetësve së tij. Në mesin e mbështetësve është edhe kryetari i PL, Ilir Meta.

Berisha tha se qeveria shqiptare është antishqiptare. Ai tha se qeveria e Shqipërisë sot vjedh përditë qytetarët dhe godet pamëshirshëm opozitën. Sipas tij, ata që godasin pa mëshirë opozitën, do përballen me zemërim deri në fitore.

Sali Berisha: Të dashur miq, sot ne përballemi pas 32 vitesh me një diktaturë më të keqe se ajo e vitit 1990. Me një diktaturë, eksponentët e të cilës vjedhin qytetarët shqiptarë çdo ditë dhe na poshtërojnë. Eksponentët e të cilës shkelmojnë ligjet dhe Kushtetutën për interesat e pasurimit të tyre. Drejtues të të cilës, Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla janë simbole më të nxira të antishqiptarizmit. Miqtë e mi, Shqipëria ka qindra mijëra opozitarë për të cilët kam respektin më të madh.

Por çdo opozitar, çdo qytetar i këtij vendi duhet ta ketë të qartë si kristali se koha sot është e luftëtarëve. Se koha është e guximtarëve. Se koha është e atyre që marrin vendime si Bodinaku 32 vite më parë. Se koha është e atyre që vendosin të mbrojnë dinjitetin, me çdo çmim, me çdo kusht. Koha është e atyre që i thonë vetes, ata që po na poshtërojnë në këtë mënyrë, ata që nuk njohin kufi në armiqësinë ndaj nesh, do përballen me zemërimin tonë, zemërimin e pakufishëm, zemërimin gjer në fitore.

Edhe njëherë këtu para jush kam një përshëndetje të përzemërt për ata burra dhe gra, por veçanërisht për ato zonja, nëna, motra që çanë barrikadën të premten e kaluar, përmbysën barrikadën që mbronte hajdutët. Nderim të madh. Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë ne! Miqtë e mi, a mundet që njerëzit e idealeve, a mundet që qytetarët patriotë, atdhedashës, a mundet që qytetarët liridashës të shtypen, të poshtërohen nga një grusht hajdutësh të shpifur? Kurrë nuk duhet të pranojmë! Të gatshëm për çdo sakrificë. Secili nga ne të mos harrojë himnet tona, ato kanë qenë motivi, lajtmotivi i ekzistencës së shqiptarëve. Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi ynë.

MARKETING

RENT A CAR

mbi 74 milione euro do te investohen ne kramovik per parkun solar 662d4fac2ea15
Story i mëparshëm

Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar

sulmet ruse ne infrastrukturen energjitike te ukraines zelensky ne shenjester objektet qe furnizojne be 662d56adf2b8d
Story i radhës

Sulmet ruse në infrastrukturën energjitike të Ukrainës/ Zelensky: Në shënjestër objektet që furnizojnë BE

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë