VMRO-DPMNE me FAKE NEWS sulmon liderin e BDI, Ali Ahmeti!

February 2, 2022
1 minut lexim

Edhe pse ishte konfirmuar nga veprimtari kosovar, Ismet Sylejmani se fotografia e liderit të BDI, Ali Ahmeti ishte bërë në zyrat e kompanisë së familjes Sylejmani, dhe ku shihej në sfond një makinë për numërimin e parave, VMRO-DPMNE ka rikthyer në vëmendje këtë lajm të rremë madje në një kumtesë partiake, duke sulmuar Ahmetin duke pyetur se cili lider në botë përpos Ahmetit ka në zyrën e tij makinë për numërimin e parave shkruan flaka.com.mk

“BDI-ja nuk duhet ta monopolizojë rolin e saj tek shqiptarët, sepse nëse shqiptarët do të ishin vërtet të rëndësishëm për BDI-në, nuk do t’i kishin vjedhur me tenderë dhe krim, siç bën LSDM në nivel të të gjithë shtetit. Sa herë që Ahmeti do që t’i bëjë ballë faktorit ndërkombëtar, menjëherë heq dorë nga Kosova, ndërsa sa herë kur duhet të vjedhin të kurdisin tenderë sy në sy, flasin publikisht për patriotizëm. Në zyrën e cilit lider në botë, në vend të librave, ka një makinë për numërimin e parave, siç është rasti me Ali Ahmetin. Kjo është dëshmi se as nuk u interesojnë të drejtat, as nuk kanë ndjenjën e kujdesit për popullin, por vetëm për tenderë dhe marrëveshje në katër sy”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Madje, nga kjo parti akuzojnë funksionarët e BDI-së dhe të LSDM-së për kurdisje të tenderëve dhe korrupsion.

Ditë më parë lideri integrist postoi një video me deklarata të zyrtarëve të VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza të drejtuara ndaj BDI.

“Vite të tëra me përpjekje të vazhdueshme nga aktorë të ndryshëm për ta dëmtuar BDI-në, si dhe për ta shfrytëzuar atë për ti arritur qëllimet për politikat e tyre ditore partiake”, shkruajti Ahmeti në komentin mbi videon e postuar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deri kur do ta presë Taravari Selën?

Story i radhës

SHBA para një stuhie tjetër të madhe të borës

Të fundit nga

ShkoLartë