VMRO-DPMNE: Kovaçevski është rob i Ali Ahmetit, lulëzon krimi e korrupsioni

December 26, 2022
1 minut lexim

Shkup, 26 dhjetor – VMRO-DPMNE, përmes një komunikate për media kanë akuzuar kryeministrin Kovaçevski se është thjeshtë një rob i Ali Ahmetit dhe deri tani ka vepruar vetëm me krim dhe korrupsion, informon Zhurnal.

 

Siç thonë nga DPMNE, me Kovaçevskin në krye të Qeverisë, nuk ka ndryshuar asgjë, por më tepër është rritur krimi.

“Kovaçevski shikon vetëm interesin e tij personal. Që nga ardhja e LSD-së në pushtet, ai me kumbarin e tij formuan Piksel Grup, e cila së bashku me KMG EOL Kvazar e kumbarit të tij, mernin grante nga shteti, tenderë dhe lidhnin marrëveshje me EVN-në derisa ishte funksionar.

Si Kovaçevski funksionon e gjithë Qeveria. Marrëveshjet e errëta dhe tenderët janë qëllim kryesor për ta. Përskaj që është kriminale, Qeveria është edhe e paaftë. Maqedonia ka inflacion prej 20% dhe është në kulmin e listës në Evropë. Importohet rrymë për mbi 20milion euro në muaj, sepse Qeveria është e paaftë ta prodhojë vet”, thonë nga DPMNE.

Edhe sa i përket sigurisë, nga DPMNE shprehen se Qeveria është e paaftë të mbrojë qytetarët.

“Me muaj nuk mund të gjendet se kush është lajmëruesi i bombave të rreme dhe kështu mbjellet frikë dhe pasiguri te qytetarët. Kovaçevski i la pa libra nxënësit ndërsa të sëmurit pa ilaçe. Edhe në arsim edhe në shëndetësi ka kaos total. Bujqit janë të pakënaqur dhe nuk mund të shesin ato që kanë prodhuar”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-së, Ahmeti dhe Kovaçevski nuk mund ta udhëheqin Maqedoninë. Nevojiten ndryshime dhe Qeveri e re për të ardhme më të mirë, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së./Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dalin pamjet: Momenti kur RENEA dhe FNSH rrethojnë shtëpinë e Vis Martinaj

Story i radhës

Ajri në Shkup edhe sot në mëngjes është i rrezikshëm për shëndetin

Të fundit nga

ShkoLartë