Dalin pamjet: Momenti kur RENEA dhe FNSH rrethojnë shtëpinë e Vis Martinaj

Shtëpia e Ervis Martianajt ditën e sotme është rrethuar nga forca të shumte të policisë, RENEA-s dhe FNSH-së.

Kontrollet mësohet se kanë ardhur për shkak të hetimeve që po zhvillohen për fatin e Ervis Martinajt.

Siç shihet në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga ABC, banesa e Ervis Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë.

Muri i lartë rrethon qindra metër katror tokë.

Tek porta e banesës vihen re kamera të mëdha që në treg kushtojnë një sasi të konsiderueshme parash.

Duket se Ervis Martinaj kujdes dhe i ruhej ndonjë ngjarje të mundshme që para se ai të shpallej në kërkim.

Vis Martinaj është shpallur në kërkim pas arrestimit të Nuredin Dumanit i cili u rrëfye duke thënë se Martianj e ka paguar 500 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen. Pas kësaj periudhe Ervis Martinaj jetonte në arrati, ndërsa ruante komunikimet me familjarët e tij. Pro këto komunikime u ndërprenë në fillimi të gushtit, kur Ervis Martinaj nuk u bë më i gjallë dhe fati i tij vijon të jetë një mister i madh për drejtësinë shqiptare.

Ishin familjarët e Ervis Martinajt ata të cilët kanë kallëzuar në policinë e Kurbinit se kanë humbur çdo kontakt me djalin e familjes. Që prej 11 gushtit, asgjë nuk dihet për Ervis Martinajn. Hera e fundit që ai u pa gjallë, është pikërisht në këtë datë, ku ai është filmuar në Durrës pranë një hoteli dhe më pas në Tiranë tek zona e “Zogut të Zi”. Thuhet se Ervis Martinaj ka humbur gjurmët në rrugën në drejtim të Shijakut, ku dyshohet se u shit nga një grup tek kundërshtarët, pasi ai po kërkonte të lidhte aleanca të reja, që pas vrasjes së kushëririt të tij në Fushë Kurjë, Brilant Martinajt.

Ervis Martianj, cilësohet edhe si bosi i lojrave të fatit. Në kohën kur lotot ishin të lejuara, u aludua se Ervis Martianj arriti një shifër pasurie prej, 500 milion eurosh, shumë kjo e pa konfirmuar. Martinaj është i përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera kriminale, si ajo e vrasjes së Enton Nikajt, por edhe në ngjarjen e rëndë në bllok ku Fabian Gaxha mbeti i vrarë ndërsa u plagosën disa të tjerë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kri fiton banesën në It’s My Home

Story i radhës

VMRO-DPMNE: Kovaçevski është rob i Ali Ahmetit, lulëzon krimi e korrupsioni

Të fundit nga