VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi për takimin e Xhaferit me ish deputetin rus

May 21, 2022
1 minut lexim

Takimi i Kreut të Kuvendit, Talat XhaferI, me ish deputetin çeçen, në tetor të vitit të kaluar, ka hapur shumë dilema, për të cilat opozita sot kërkoi përgjigje, raporton KlanMacedonia.

DRAGAN KOVAÇKI, DEPUTET I VMRO DPMNE-SË

Talat Xhaferi dhe VMRO DPMNE e kanë për borxh që t’ia shpjegojnë opinionit:
1. Përse është fshehur se gjatë këtij takimi ka pasur persona që janë nën interes të çështjeve të sigurisë dhe kur ka planifikuar që ta njoftoj opinionin për këtë fakt?
2. Për çka ka folur me delegacionin në të cilin ka marrë pjesë edhe ish deputeti i “Dumës” ruse, Abdul-Vajed Nijazov, në këtë rast si përfaqësues i republikës Çeçene?
3. A janë bërë vlerësimet e sigurisë për këta persona para takimit dhe nëse janë bërë, përse është lejuar një takim i tillë?
4. A i ka informuar Talat Xhaferi shërbimet e sigurisë për përmbajtjen e bisedimeve?

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit edhe për këtë çështje vendosi të heshtë. Në rrjetet sociale, fotografitë dhe informata për takimin kishte publikuar njëri prej pjesëmarrësve. Në njërën prej fotografive, shihet se afër Xhaferit qëndron edhe ish deputeti në Dumën ruse, Abdul-Vahed Niyazov. Shemil Azizov në fb kishte shkruar:

Një pritje aq e ngrohtë nga një politikan me përvojë si Talat Xhaferi vlen shumë. Duhet theksuar se edhe ai vet ka qenë pjesëmarrës në luftë si komandat i grupit ushtarak mysliman. Sidoqoftë, së bashku me liderët tjerë mysliman të Maqedonisë, ai ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me kundërshtarët.

Në këtë takim ishte prezent vetëm një deputet i BDI-së, si dhe ish deputeti i kësaj partie, Behixhudin Shehapi. /KlanMacedonia/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në skenë që prej viteve ’80, por s’njeh moshë, s’do ta besoni sa vjeç mbush sot këngëtarja shqiptare (FOTO LAJM)

Story i radhës

Në Tiranë mbahet Parada e Krenarisë

Të fundit nga

ShkoLartë