VMRO-DPMNE-ja opozitare sonte me fillim nga ora 20:00 do të mbajë protestë para Qeverisë. Nga kjo parti thonë se kërkojnë ndryshim, gjegjësisht kërkojnë hapjen e rrugës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Pjesë e përgatitjeve për tubimin e madh. Kalaja e Shkupit është ndriçuar. Shkupi po pulson. Protesta për ndryshim! Sepse është vërtet shumë”, ka shkruar Mickoski në rrjetet sociale.