VMRO DPMNE-ja rikujton kushtet/ Kovaçevski: Ata janë në shok, kanë nevojë për kohë

min lexim

VMRO-DPMNE është në shok sepse deri dje protestonte duke thënë se nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese, ndërsa para disa ditësh doli dhe deklaroi të kundërtën. Kështu u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me deklaratat që dalin nga opozitarja maqedonase pas takimit të tij dhe të kreut të kësaj partie Hristijan Mickoski. Ai thotë se Mickoski, pas takimit të tyre të mërkurën, “u angazhua për pjesëmarrje në procesin e marrjes së vendimeve të nevojshme për integrimin evropian të shtetit”.

“Vlerësoj se duhet të mendojnë edhe pak sepse kjo VMRO-DPMNE-së i erdhi shok. Pas thuajse një viti kur bënin protesta, thoni se jeni mbrojtësi, kur thoni se asnjëherë nuk do të pranoni ndryshime kushtetuese, e për njëherë në konferencë për media kryetari juaj thotë po… atë video e keni të gjithë, e kanë parë të gjithë qytetarët… ndryshimet kushtetuese janë të pranueshme. “- deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

 

 

Grupet e punës për vazhdimin e bisedimeve për ndryshimet kushtetuese, janë formati i duhur në të cilin duhet të vazhdojë negocimi i të gjitha detajeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, vlerëson kryeministri Kovaçevski.

“Çfarë nëse nuk pranojnë të marrin pjesë në grupet e punës sepse sot kanë thënë së nuk ka nevojë?

Do t’i pyesni ata. A mund të mbahet edhe një takim liderësh?

Do të shohim.

A mund të funksionojnë grupet e punës pa VMRO-DPMNE-në? 

Përgjigjen duhet ta jep VMRO-DPMNE, kryetari i tyre.”- tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

 

 

Nga VMRO-DPMNE thonë se për ta nuk janë të pranueshme ndryshimet kushtetuese si ato të LSDM-së “nën diktimin bullgar”, dhe se LSDM duhet të zgjedh mes dy propozimeve që i kanë dorëzuar.

“Formimi i grupeve punuese do të kishte kuptim vetëm nëse LSD shprehet qartë se cili nga këto dy propozime të VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm për ta. Gjithashtu, duam të theksojmë se të gjitha spinet rreth ndryshimeve kushtetuese dhe pranimit të tyre nën diktat bullgar janë të pavërteta sepse VMRO-DPMNE i kujton LSD-së dhe BDI-së se në këto rrethana nuk do të kalojë një diktim i tillë i ndryshimeve kushtetuese.”- deklaroi Antonio Milloshovski – anëtar i KE-së së VMRO-DPMNE-së

 

 

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se do t’i pranonin ndryshimet kushtetuese në një qeveri pa BDI-në dhe që ndryshimet kushtetuese të vlejnë atëherë kur vendi të jetë anëtare e BE-së.

BDI është deklaruar se do të tërhiqet për ndryshimet kushtetuese, njëjtë dje thanë edhe nga Aleanca për shqiptarët.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi ndeshje kontrolli në “Elbasan Arena”

Story i radhës

Irani dhe Franca diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe negociatat për marrëveshjen bërthamore

Të fundit nga