Mbështetja për VMRO-DPMNE-në ka rënë me 4,7 pikë përqindjeje gjatë gjashtë muajve të fundit, ndërsa LSDM-ja nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë rënie për të rritur ndjeshëm rejtingun e saj.
Sipas analizës së portalit Inbox7, bazuar në tri sondazhe të realizuara nga agjencia „Market Vision“ për MKD.mk, mbështetja për VMRO-DPMNE-në ka rënë nga 24% në mars, në 20,5% në qershor dhe 19,3% në shtator.
Ndërkohë, LSDM-ja kishte 4,9% mbështetje në mars, u rrit në 6,2% në qershor, por në shtator ra sërish në 5,6%.
Megjithëse dallimi mes dy partive është ngushtuar nga 19,1 në 13,7 pikë përqindjeje, VMRO-DPMNE vazhdon të ketë mbi trefishin e mbështetjes së LSDM-së.
Të dhënat tregojnë se rënia e partisë në pushtet nuk po përkthehet në rritje të konsiderueshme të opozitës më të madhe.
Burimi: lajmpress.org



