VMRO-DPMNE dorëzon në Kuvend propozimin për shfuqizimin e Qeverisë Teknike

January 24, 2022
1 minut lexim

VMRO-DPMNE-ja dorëzoi propozim ndryshimin e ligjit për qeveri me të cilin parashihet shfuqizimi i dispozitave për qeveri sipas modelit të Përzhinës, e njohur ndryshe si qeveria teknike. Sipas tyre, modeli i qeverisë teknike deri tani është dëshmuar si jo i suksesshëm.

Koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski tha se shfuqizimin e këtyre dispozitave nuk e kushtëzojnë me zgjedhje të parakohshme, megjithatë shtoi se nevoja për zgjedhje të shpejta është e patjetërsueshme.

“Maqedonia dhe qytetarët e saj nuk duhet të jetojnë në frikë për të ardhmen e tyre. Republikës së Maqedonisë i nevojiten menjëherë zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare. Për këtë qëllim grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e koalicionit dorëzoi propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për qeverinë. Përmes këtyre ndryshimeve ne kërkojmë shlyerjen e dispozitave që parashohin që në 100 ditshin e fundit, gjegjësisht para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të emërohet qeveria e re teknike”, tha Micevski, duke shtuar se Maqedonia në këtë kohë nuk duhet të humb as edhe një ditë, e jo më100 ditë për qeveri teknike.

deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga kryeparlamentari që këtë propozim ta vendos në rend dite të seancës së paraparë për të mërkurën.

“Në si deputet të VMRO-së presim që kërkesa të vihet në rend dite të seancës së mërkurë që të mund të debatojmë rreth këtyre ndryshimeve. Edhe njëherë apeloj deri tek shumica parlamentare se koha po ikë shumë shpejtë dhe se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e shpejta dhe qeveria e re e cila do ti përvesh mëngët dhe do të punoj për daljen nga kjo situatë në të cilën ndodhet vendi”, tha Micevski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria i dhuroi Zaevit një super makinë të re

Story i radhës

‘Unë jam në finale, t’i ngelesh jashtë’, Tani me fjalë të forta drejt Einxhelit

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë