vlora ne feste per 114 vjetorin e pavaresise rama ndan pamje nga atmosfera festive 6b0b353e94a52

Vlora në festë për 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama ndan pamje nga atmosfera festive

November 28, 2026
1 minut lexim

Vlora është kthyer në qendrën e festimeve me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe vende të ndryshme të botës janë mbledhur në qytetin e flamurit për të kremtuar 28 Nëntorin.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Vlorë.

Më 28 nëntor 1912, në Vlorë u ngrit për herë të parë flamuri kuqezi, duke shënuar Shpalljen e Pavarësisë dhe një moment historik në rrugëtimin e shtetformimit shqiptar.

Si çdo vit, Vlora mbetet epiqendra e festimeve kombëtare, duke mirëpritur qytetarë të shumtë që janë bashkuar për të nderuar këtë ditë të veçantë.

28 Nëntori përfaqëson një simbol bashkimi për shqiptarët kudo që ndodhen, një ditë për të kujtuar historinë, figurat që kontribuuan në pavarësinë e vendit dhe për të vlerësuar ruajtjen e identitetit, traditave dhe trashëgimisë kombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haradinaj uron 28 nentorin publikon fotografi me nenen ruke 6b0b34ea5d785
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj uron 28 Nëntorin, publikon fotografi me nënën Rukë

termet i forte godet los
Lajmi i radhës

Tërmet i fortë godet Los Anxhelosin

Të fundit nga

ShkoLartë