Vlora Çitaku dhe PDK-ja nuk kanë moral atdhedashurie ta kritikojnë dhe sugjerojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.
Oj Vlora Çtaku, kot e ke, tradhtinë që ia bëre Kosovës kur ishe ambsadore e Kosovës në SHBA, duke u bërë pjesë aktive e planit për ndarjen e Kosovës, nuk mund ta mbulosh me gjepura pa u rrëfyer në hollësi para mbarë shqiptareve.
Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 8 mars 2022 , në lajme-aktuale, patëm rastin të lexojmë deklaratën e Vlora Çitakut-nënkryetare e PDK-së, me titull, “Albin Kurti e di që PDK-në e ka mbrapa kur ulet përballë Vuçiqit”. Duke thënë se, “PDK si lidere e opozitës e mbështet procesin e dialogut, Kryeministri e di dhe po e them edhe unë nga kjo studio që Albin Kuti PDK -në e ka mbrapa kur shkon në Bruksel dhe kur ulet përballë Vuçiqit”.
Në WEB faqen e “Bota Sot”, të datës 9 mars 2022, në lajme-aktuale, gjithashtu patëm rastin të lexojmë deklaratën e Vlora Çitakut-nënkryetare e PDK-së në konferencën për media, me titull, “Ky është momenti kyç për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet dhe të punojë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”.
Oj Vlora Çitaku, mos gënje, sepse e di shumë mirë, se që nga çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, PDK-ja gjithnjë ka punuar në dëm të shtetit të Kosovës, me vëllavrasje për pushtet, keqqeverisje, hajdutëri, pasurim të jashtëligjshëm dhe korrupsion.
Albin Kurtit, Qeverisë së tij, Kosovës dhe popullit të Kosovës, nuk i ka vyer për asgjë PDK-ja, as dje dhe as sot, pa u distancua nga keqbërësit e saj duke filluar nga Hashim Thaçi e duke përfunduar me Vlora Çitakun.
Oj Vlora Çitaku, po ta rikujtoj për të satën herë se Prof.Dr. Enver Bytyçi, analisti dhe studuesi ynë i nderuar, më datë 20.10.2o21, botoi në “Bota Sot” opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrefehet”, që zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te lexuesit dhe analistët.
Siç shkruan Prof. Dr. Enver Bytyçi, Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.
Mathew Palmer- emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e bardhe si ngjarje historike”.
Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq, “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”
Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin.
Me Vlora Çitakun kishin lënë të takohen të nesërmen në KS të OKB-së, por që Çitaku e kish anuluar në momnetin fundit.
Vlora Çitaku-ish ambasadore e Kosoës në SHBA, sipas këtyre deklaratave ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbin territoresh, ndryshin kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.
Sipas Prof. Dr. Enver Bytyçit ky anulim ishte shkaku i bisedës një ditë më parë me Palmer. Megjithatë opinion publik ka nevojë për disa shpjegime më të gjëra e më të sakta.
-Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Çitaku në projektin për ndarjen e Kosovës?
– A ishte pjesë e mekanizmit të lobimit pro serb për këtë ndarje?
-Pse ajo ishte dakord që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundonte me ndryshim kufijsh?
-Pse e mbështeti këtë ide?
-Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetrërsimin e territorit të Kosovës?
-Cilat jnë bisedfat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para ish presidentit Hashim Thaçi në funsksion të realizimit të idesë së Serbisë së mdhe?
-Çfarë ishte parashikuar në takimin në KS të OKB-së djhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bonjë e Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë? Dhe
-Çfarë loje tjetër është bërë në margjinat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje territoresh me Serbinë?
Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje edhe kemi thënë se lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.
Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.
Spjegimet i shërbejknë opinionit public për të mësuar se me cilët politikanë ballafaqohen ata.
Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme”, në mbledhjet e KS për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!
Me Vlorën që në opinionin publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit”?!
Oj Vlora Çitaku, po ta rikujtoj për të satën herë se, sot e kësaj dite nuk ta mban dhe se nuk je denjuar t’u përgjigjesh pyetjeve të sipërtheksuara që t’i parashtroi Prof. Dr. Enver Bytyçi për ta pastruar veten dhe tradhtinë që ia ke bërë Kosovës.
Oj Vlora Çitaku, po shohim se kohë pas kohe po e nxjerr kokën si gjarpri nga zgavra me do deklarata qesharake, por nuk guxon t’u përgjigjesh pyetjeve që t’i bëri Prof.Dr. Enver Bytyçi.
U dogje flakë për tu pesonalizuar dhe imponuar, por nuk turpërohesh dhe as nuk po skuqesh fare për tradhtinë që ia bëre Kosovës.
Oj Vlora Çitaku, mos harro se për tradhtinë që ia bëre Kosovës domosdo do të dalësh para ligjit e drejtësisë.
Kosova sot me Kryeministrin Albin Kurti, me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, është në duart e sigurta dhe se nuk mund t’i ndodhin tradhtitë dhe keqqeverisjet si në 21 vitet e kaluara, kur udhëhiqej nga opozita e sotme.
Oj Vlora Çitaku, po ta ritheksoj se, ende nuk e paske kuptuar se Albin Kurti dhe Qeveria e tij po punojnë në vazhdimësi në të gjitha drejtimet për fuqizimin e Kosovës brenda dhe ndërkombëtarisht, kështu që fjala jote nuk ka asfarë peshe, se këto që po i thua ti, i dinë edhe fëmijët e çerdheve.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk ia kanë nevojën PDK-së dhe as deklaratave të t’ua propagandistike.
PDK-ja gjersa nuk distancohet nga keqqeverisja dhe keqbërjet e Hashim Thaçit, nga tradhtia e jote dhe e PDK-istëve të ngjashëm me ju, Kosovës mund t’i sjellën vetëm dëme dhe asfarë dobie.
PDK-ja u deklarua edhe kundër “Fondit të sigurisë” që e shpalli Kryeministri Albin Kurti, duke e treguar vetëm naivitetin dhe xhelozinë e PDK-istëve për këtë nismë kaqë të rëndësishme të Albin Kurtit.
Qeveria e Albin Kurtit po i ndërmerr të gjitha aktivitetet për ta forcuar gjithnjë e më shumë FSK-në.
Qeveria e Albin Kurtit është garantuese se asnjë qindarkë e këtij fondi nuk do të keqpërdoret, siç ndodhi me paratë e mërgimtarëve tanë për “Vendlindja thërret” apo me “Fondin e 3%, ku janë bërë hajni nga Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe ROGNER-istët e tjerë, ku janë bërë hajni edhe në Fondin “Fondin e 3%” nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, ndaj të cilëve domosdo se do të ngrihen aktakuza.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij, nuk kanë aspak nevojë për angazhimin e ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët luftuamn për tu bërë milionerë, dhe tani kërkojnë të imponohen, jo për të mirën e Kosovës, por për t’i mbrojtur dhe shpëtuar pasuritë e tyre milionëshe që i shtresuan me keqqeverisje, vëllavrasje për pushtet, me hajni dhe korrupsion.
FSK-ja i ka komandantët e saj si shqiponja dhe të rajnuar e stërvitur sipas kritereve të NATO-s.
Po të kishin qenë të ndershëm dhe besnikë ish -komandantët e UÇK-së, nuk do ta linin vetëm të luftojnë Agem Jasharin-heroin tonë legjendar dhe familjen e tij, tri ditë rresht kundër tërë asaj ushtrie e policie serbe të armatosur gjer në dhëmbë.
Naim Miftari, ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, është i vetmi epror i lartë i UÇK-së, i cili u ka mbetur konsekuent dhe besnik idealeve atdhetare e kombëtare të luftës, dhe po na mahnit të gjithëve me deklaratat e tij të guximshme, demaskuese dhe të argumentuara për keqbërësit e Kosovës gjatë dhe pas luftës.
Asnjëri nga ish komandantët e përfolur nuk ka dalë që ta përgënjeshtrojë Naim Miftrin për deklaratat e tij.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij, e kanë të qartë angazhimin e FSK-së, të KFOR-it dhe të NATO-s në Kosovë, sepse janë të vetëdijshëm se edhe SHBA-të, edhe BE-ja edhe NATO, e dinë se Kosova dhe shqiptarët janë më besnikët në Ballkan, dhe se integriteti i Kosovës është edhe në të mirën e SHBA- ve, të BE-së dhe të NATO-s.
Tani dialogu Kosovë-Serbi është në dorën Kryeministrit Albin Kurti dhe të Qeverisë së tij, që është Qeveria më e pastër dhe më dinjitoze në 21 vitet e kaluara, dhe që din t’i del zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj.
Oj Vlora Çitaku, dhelpërushe dinake, po ta përsërisim për të satën herë se, interesimi yt lajkatar për Kosovën u dëshmua me tradhtinë që ia bëre Kosovës si ish-ambasadore në SHBA, kur së bashku me Hashim Thaçin, Edi Ramën, Mathew Palmerin dhe Richard Grenelin, u bëre aleate të Serbisë kriminale për ta copëtuar Kosovën, por që Angela Merkel, ish kancelarja e Gjermanisë u la me gishtin në gojë.