Oj Vlora Çitaku- nënkryetare e PDK-së je bërë e shpeshtë duke shitur mend, muhalife, kërthia, këshilla, filozofira boshe dhe marrëzira, por tradhtinë që ia bëre Kosovës nuk mund ta mbulosh me asgjë, dhe se të gjithë e dinë se tradhtia e atdhedashuria kurrë nuk shkojnë së bashku.
Oj Vlora Çitaku, populli e ka shprehjen popullore filozofike që përkon me situatën tënde, që thotë se, “Nuk i ngjan peri gëzofit”, që e ka kuptimin se Vlora Çitaku nuk është më peri që i përshtatet gëzofit të Kosovës martire e krenare, të lirë dhe të pavarur, pas tradhtisë që ia bëre Kosovë si ish ambasadore në SHBA.
Sipas “Bota Sot” të datës 7 shtator 2022, në titullin “Çitaku: Në ministrinë e Jashtme punëtorët po trajtohen pa dinjitet”, thuash se shumica e tyre nuk janë të korruptuar, nuk janë kriminelë e hajna në mënyrën, se si blloku i qeverisë synon të portretojë çdo gjë në Kosovë”.
Oj Vlora Çitaku, ti nuk ke kaçik ta kritikosh qeverinë e Albin Kurtit, e cila u dha fund, korrupsionit, hajnisë e krimit, e mos harro se me tradhtinë tënde deshe ta shkelësh tërë dinjitetin e Kosovës.
Sipas “Bota sot” të datës 3 shtator 2022, me titull. “Unë përfaqësuesja e regjimit të vjetër, ja çka më dha Kosova mua”, thua se “Unë përfaqësuesja e regjimit të vjetër asnjëherë nuk kam abuzuar me fonde, e as me pozitë, nuk jam pasuruar maksimalisht. Po, mua Kosova më ka dhanë gjana, të cilat nuk blihen me para. Ma ka dhënë nderin me nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë. Ma ka dhënë nderin me shërby si deputete, ministre e ambasadore. Ma ka dhënë nderin me qenë pjesë e proceseve shumë më të mëdha se unë vetë. Andaj, për jetë i jam borxh, e përjetësisht do i shërbej”.
Oj Vlora Çitaku, mos shit pallavra se tërë ato të mira që t’i dha Kosova ti i shkele me tradhtinë tënde, si flutur mashtruese, si dhelpër dinake dhe si mushkonjë pickuese gjersa ishe ambasadore e Kosovës në SHBA.
Po ta rikujtoj për të satën herë se prof.Dr. Enver Bytyqi i nderuar, më datë 20.10.2021 botoi opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet”.
Siç shkruan prof. Dr. Enver Bytyqi, Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.
Mathew Palmer- emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhëe si ngjarje historike”.
Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq, “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”
Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin.
Me Vlora Çitakun kishin lënë të takohen të nesërmen në KS të OKB-së, por që Çitaku e kishte anuluar në momentin fundit.
Vlora Çitaku-ish ambasadore e Kosovës në SHBA, sipas këtyre deklaratave ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbin territoresh, ndryshim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.
Sipas Prof. Dr. Enver Bytyqit ky anulim ishte shkaku i bisedës një ditë më parë me Palmer. Megjithatë opinion publik ka nevojë për disa shpjegime më të gjera e më të sakta.
-Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Çitaku në projektin për ndarjen e Kosovës?
– A ishte pjesë e mekanizmit të lobimit pro serb për këtë ndarje?
-Pse ajo ishte dakord që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundonte me ndryshim kufijsh?
-Pse e mbështeti këtë ide?
-Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetërsimin e territorit të Kosovës?
-Cilat janë bisedat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para ish presidentit Hashim Thaçi në funksion të realizimit të idesë së Serbisë së madhe?
-Çfarë ishte parashikuar në takimin në KS të OKB-së dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bonjë e Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë? Dhe
-çfarë loje tjetër është bërë në margjinat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje territoresh me Sëerbinë?
Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje edhe kemi thënë se lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.
Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.
Shpjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësuar se me cilët politikane ballafaqohen ata.
Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme”, në mbledhjet e KS për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!
Me Vlorën që në opinionin publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçit”?!
Oj Vlora Çitaku, pasi po ke kaq vullnet ta kritikosh Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, merë guximin dhe përgjigju pyetjeve që t’i ka bërë Prof. Dr. Enver Bytyqi.
Oj Vlora Çitaku, as ti dhe as bashkëmendimtarët e tu, Albin Kurtin nuk muind t’a quani tradhtar e vëllavrasës, sepse nuk është i tillë. Nuk mund ta quani hajn e të korruptuar, sepse nuk është tillë. Nuk mund ta rrëzoni as nëpërmjet protestave të veteranëve të rrejshëm dhe as me grevën e arsimtarëve dhe të punonjësve publikë, sepse tërë Kosova e din se protestat dhe greva janë organizuar dhe po mbështeten nga PDK, LDK dhe AAK, për ta rrëzuar Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.
Të gjithë e dine se milionerët e pas luftës po t’ia kthejnë paratë e vjedhura Kosovës, po të pastrohen listat e fryra të veteranëve të Kosovës, do të krijohet mundësia për t’i rritur edhe pagat e mësimdhënësve.
Të gjithë e dine se Qeveria e Albin Kurtit me pakon për zbutjen e krizës ekonomike për tërë banorët e Kosovës dhe me 50 euro për pagat e mësimdhënësve, sipas hapësirës buxhetore e bëri aq sa ka mundësi.
Oj Vlora Çitaku, edhe ti edhe tërë opozita e sotme në Kosovë po mundoheni çdo fjale të Albin Kurtit t’i ngjitni nga një bisht, si pretekst për ta kritikuar.
Të gjithë e dinë, e din edhe ti, e din edhe tërë opozita në Kosovë se Albin Kurti nuk i ofendoi aspak punëtorët tanë në mërgatë.
Fjalët e Albin Kurtit ishin apel që të krijohen kushte më të mita shkollimi në Kosovë për tu shkolluar kuadro sa më të afta për zhvillimin e Kosovës dhe për tregun e punës, kushte të cilat i shkatërroi opozita e sotme në Kosovë gjatë qeverisjes së saj 22 vjeçare.
Albin Kurti i din dhe e respekton rëndësinë e çdo profesioni, duke filluar nga përgatitja universitare e gjer te punëtori fizik.
Albin Kurti e din dhe i respekton të gjitha profesionet, sepse të gjitha profesionet pa përjashtim e kanë rëndësinë, vartësinë dhe domosdoshmërinë e tyre pa të cilat nuk mund të jetohet.
Të gjithë e dinë se opozita e sotme në Kosovë i vodhi dhe i keqpërdori paratë e “3%” dhe “Vendlindja Thërret” që mërgimtarët tanë i dërgonin për UÇK-në, e jo Albin Kurti e VV-ja.
Albin Kurti edhe në dialogun Kosovë-Serbi është pozicionuar më së miri në mbrojtje të të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës, për t’i korrigjuar maksimalisht dëmet që i krijoi opozita e sotme në dialogun me Serbinë kriminale në dhjetë vitet e kaluara.
Oj Vlora Çtaku, pa marrë parasysh propagandën mjerane tënde dhe të tërë opozitës së sotme në Kosovë kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë tij, votuesit në Kosovë dhe mërgimtarët e Kosovës votën do t’ia japin Albin Kurtit dhe VV-së në të mirë të gjeneratave të sotme e të nesërme të Kosovës.
Vetëm Albin Kurti dhe VV-ja me ndershmërinë dhe përkushtimin për ta luftuar korrupsionin e hajninë, me përkushtimin për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme, me vetingun në prokurori e gjyqësi, janë garantues të kthimit të pasurisë së vjedhur qytetarëve të Kosovës, janë garantues për zhvillimin ekonomik dhe të gjithanshëm të Kosovës.