Vllaznia pëson dy gola për 4 minuta!
Vllaznia ka marrë një goditje të fortë ndaj Craiovas pasi ka pësuar dy gola për 4 minuta.
Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola, në të dytën Craiova ka shënuar fillimisht me Mateiu në minutën e 58 dhe më pas me Silva në të 62’.
Gjithçka bëhet shumë e vështirë për shkodranët që tanimë duan 3 gola për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Conference League.