Vllaznia në raundin e dytë evropian

min lexim

Fituesja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do të kalojë direkt në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Pas disa ndryshimeve të bëra këtë vit, me përjashtimi i Rusisë nga të gjitha kompeticionet europiane, me të gjitha garat në fjalë, Champions, Europa dhe Conference League që do të preken, e si pasojë do të ketë klube, siç është edhe rasti i Vllaznisë që do të kalojnë një raund në mënyrë direkte, si dhe ndryshimin e listës së Europa League, shkodranët do të përfitojnë kalimin e një raundi.

Kështu skuadra shkodrane do të ndeshet direkt në raundin e dytë të Conference League, ndërsa me kundërshtarët do të njihet në shortin që do hidhet me 15 qershor, teksa përballet për këtë raund janë planifikuar që të zhvillohen më 21 dhe 28 korrik 2022.

Ndërsa Laçi dhe Partizani që ndeshjet e para në Conference League i kanë në raundin e parë do të njihen me kundërshtarët në shortin që do të hidhet më 14 qershor, teksa ndeshjet do t’i luajnë më 7 dhe 14 korrik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Miq, kolegë e politikanë i japin lamtumirën e fundit Nishanit

Story i radhës

Hamilton paralajmëron kundërshtarët e tij

Të fundit nga